Një i moshuar ka përfunduar në spital me lëndime pasi u përplas sot në rrugën e Durrësit nga një urban.
Policia në njoftimin e parë tha se është shoqëruar në Komisariat shoferi i autobusit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,
Si pasojë e përplasjes,77-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
g.kosovari