Os De

Os De

Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, Gjekmarkaj: Të dhëna alarmante! Ndryshimi s’është më zgjedhje por…  

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit ka reaguar në lidhje me raportin ne publikuar nga Departamenti I Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se raporti konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së mazhorancës ndërsa të dhënat e publikuara nga DASH i quajti alarmante.  “Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri”, shkruan ai. Postimi i plotë:  Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Të dhënat janë alarmante: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe një ekonomi informale masive po dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik të vendit dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin.  Ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe veçanërisht denoncimeve të vazhdueshme të liderit të saj, Sali Berisha. Për vite me radhë është paralajmëruar se kështu katandiset një vend kur shkatërrohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kur pushteti kap institucionet dhe përdor administratën për të mbrojtur krimin dhe pastrimin e parave. Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin. Nuk po e themi më vetëm ne – po e thotë zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri.  Opozita është e vendosur të ndërtojë një alternativë të re për Shqipërinë, me një ekonomi të hapur, transparente dhe konkurruese. Ne besojmë në një shtet që garanton sigurinë juridike për investitorët, që mbështet fuqinë punëtore vendase dhe që vendos përpara ligjit çdo formë abuzimi apo korrupsioni. Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri.  Raporti i DASH, Belind Këlliçi: Skaner kundër mashtrimeve e propagandës qeveritare  Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri.  Këlliçi shkruan në një mesazh në facebook, se raporti është një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare!  “Raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane”, shkruan Këlliçi.  Në raport specifikohet niveli i ulët i ekonomisë, ku PBB-ja arrin në vetëm një të katërtën e mesatares së BE-së.  Përtej propagandës së 10 milionë turistëve dhe “përpjekjeve të mëdha për të mbyllur kapitujt”, ky është realiteti faktik i përditshmërisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët fatkeqësisht mbeten me varfërinë më të lartë në rajon dhe shumë larg sigurisë ekonomike europiane apo zhvillimit teknologjik.  Reformat strukturore për të zvogëluar këtë hendek me vendet e zhvilluara nuk gjejnë në qeverinë shqiptare as aftësinë, as vizionin dhe as vullnetin për t’u ndërmarrë. ...

Read more
Page 532 of 661 1 531 532 533 661

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.