• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Austria prangos shqiptarin, dyshohej për sulm terrorist me bombë në Vjenë

by A R
21/01/2017 01:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia austriake ka arrestuar një shqiptar gjatë së premtes, me dyshimet se kishte planifikuar një sulm me bombë në Vjenë.

Lajmi u dha nga një zëdhënës i policisë, i cili shtoi se personi ishte arrestuar në një apartament të Vjenës nga forcat speciale rreth orës 18 të pasdites së sotme. Ndalimi i tij , raporton TCH, vjen si pasojë e paralajmërimeve që kishin dhënë shërbimet sekrete të huaja ndaj autoriteteve austriake për një sulm të mundshëm.

“Ka pasur të dhëna të vazhdueshme mbi një sulm të planifikuar në kryeqytetin tonë gjatë ditëve të kaluara”, tha ai.

Një sulm terrorist në një treg Krishtlindjeje në Berlin u mori jetën 12 personave në dhjetor. Agresori, i cili ishte një azilkërkues nga Tunizia të cilit i ishte refuzuar e drejta e azilit, u qëllua për vdekje në Milano vetëm 4 ditë më vonë.

Gazeta austriake “Krone” tha se një grup islamikësh radikalë me prejardhje nga Shqipëria kishin planifikuar një sulm në Vjenë mes 15 dhe 30 janarit. Megjithatë, nuk bëhet asgjë e ditur mbi burimet e këtij raporti.

I arrestuari ishte nën monitorimin e forcave speciale që pas hyrjes në Austri të premten në mëngjes, thuhet në gazetën “Krone”, ai kishte krijuar një pajisje shpërthyese në Gjermani dhe planifikonte ta përdorte atë në Vjenë, sipas kësaj medieje.

“Rasti i sotëm tregon edhe një herë se Austria nuk është një ishull i bekuar”, mësohet të ketë thënë ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka.

Next Post
Fatos Mahmutaj: Me 21 janar kisha presione të deklaroja se më plagosën protestuesit

Fatos Mahmutaj: Me 21 janar kisha presione të deklaroja se më plagosën protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In