• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Australia hap dyert për shqiptarët: Mirëpresim emigrantët e aftë dhe që njohin anglishten

by Java News
04/05/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në Australi, kryesisht në Melburn, jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe gjysma e tyre flasin shqip, pasi vendi ynë i kushton shumë rëndësi ruajtjes së identitetit të komuniteteve”.

Kështu i tha Ministrit të Shtetit për Diasporën, Sekretari për Emigracionin dhe Politikat multikulturore në Australi, z. Richard Johnson. Gjatë bisedës miqësore të zhvilluar me z. Pandeli Majko, zyrtari Australian pohoi se çdo vit, vendi i tij priste një numër të madh emigrantësh, të përkohshëm dhe të përhershëm, duke i lënë hapësirë të veçantë studentëve.

Sipas tij, mbi bazën e një programi të përvitshëm, Australia mirëpret qindra emigrantë që duhet të përmbushnin dy kritere kryesore; të jenë të aftë dhe të zotërojnë gjuhën angleze.

“Ne përpiqemi të afrojmë njerëz të aftë dhe 2/3 e atyre që vijnë këtu, e bëjnë këtë përmes programit të bazuar tek meritat. Mund të vish nga çdo cep i botës. Ne i kemi dyert e hapura për personat e aftë dhe që njohin gjuhën angleze”, ishin fjalët e z. Johnson. Ministri Majko vlerësoi lart politikat e shtetit Australian për emigrantët dhe i falënderoi autoritetet për mbështetjen që i kanë ofruar komunitetit shqiptar në veçanti. Sekretari për Emigracionin theksoi se ndihma e Australisë për emigrantët përqendrohej në tre shtylla kryesore, që sipas tij, përbënin edhe çelësin e suksesit; punësimi, arsimi dhe gjuha angleze.

Majko ne Australi (1)

Më pas z. Majko u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Sydney. Ndërsa theksoi se diaspora shqiptare në Australi ishte ndër më të integruarat, duke qenë se mësimi i gjuhës shqipe ishte përfshirë në sistemin shkollor, Ministri kërkoi të shkonin një hap më tej, me gjetjen e mënyrave efikase për të joshur brezin e ri drejt gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ai propozoi që mësimi i gjuhës të ndërlidhej me aktivitete argëtuese.

Vëmendje të veçantë iu kushtua projektit për publikimin e librave online, diçka kjo që do të lehtësojë qasjen ndaj gjuhës shqipe në një vend të largët e të madh si Australia. Z. Majko njohu pjesëtarët e komunitetit me planin për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe online, përmes videove ku do të përfshihen mësues të kualifikuar. Komuniteti shqiptar në Australi shprehu interes të veçantë për një iniciativë të tillë. U fol gjithashtu për shkollat verore, të cilat siç tha Ministri, do të ishin një mënyrë e mirë për të arritur tek brezi i ri, që do të njihte nga afër historikun dhe kulturën e vendit të origjinës.

a.ç

 

 

 

Next Post
Lëshimi i gazrave, padi për Winterkorm, ish-shefi i Volkswagen-it

Lëshimi i gazrave, padi për Winterkorm, ish-shefi i Volkswagen-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In