Aurela Hoxha është një prej femrave që ekspozohet më së shumti në rrjetet sociale për shkak të jetës luksoze dhe pushimeve pafund që bën.
Së fundmi edhe prezantuese e një emisioni televiziv për modën, ajo vijon të tërheqë vëmendjen me stilin dhe veshjet e saj. Ndërsa prej disa ditësh po shijon pushimet në Capri të Italisë, në profilet e saj në rrjetet sociale, ajo nuk kursen fotografitë për miqtë dhe ndjekësit e shumtë.
Në një foto të postuar së fundmi ajo shfaqet me një palë këpucë me taka super të larta. “Si mund të ecë me to?”kanë pyetur fansat.










