Këngëtarja Aurela Gaçe ka përshëndetur fitoren e Kombëtares në ndeshjen e djeshme me Rumaninë.
Ajo ka postuar një video në rrjete sociale ku shfaqet vogëlushja e saj Grace e veshur me fanellën kuq e zi.
“Tifozja e vogël Kuq e Zi ju përshëndet me këngën më të bukur Shqiptare. GRACE 4 vjeç e gjysëm, KENDON HIMNIN. Madje as kostumin Kuq e Zi nuk e heqim. E lajmë e thajmë e veshim prapë. Kemi tre ditë që këtë këndojmë”, shkruan Gace krahas videos.