• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aulon Kalaja ankimon vendimin e KAS: Të hapen të gjitha kutitë e Durrësit

by B K
11/07/2025 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati Aulon Kalaja së bashku me avokatin i tij i janë drejtuar sot Kolegjit Zgjedhor për të ankimuar vendimin e KAS-it, për rinumërimin e pjesshëm të qarkut të Durrësit.

Në qarkun e Durrësit u rinumëruan vetëm 152 kuti.

Kalaja pretendon se sipas filmimeve në vetëm 8 kuti të pa numëruara i kishin lëvizur 28 dhe thotë se në 393 të pa rinumëruara do ketë shumë të tjera që mund të ndryshojnë rezultatin e tij.

“Sot do dorëzojmë disa padi në Gjykatën e Apelit të Tiranës,  jemi në afatin e fundit për shkak se KQZ, KAS nuk ka zbardhur vendimin dhe avokati e di më mirë këtë punë. Por këtë komunikim publik e bëj së pari për hir të transparencës, së dyti për t’iu falënderuar për mbështetjen që më keni dhënë deri tani dhe së treti për t’iu treguar nuk tërhiqem sepse ka qarkullua një shkrim sikur unë nuk kam shkuar në kolegj zgjedhor. Ja ku jemi këtu tani. Kemi qenë edhe më përpara për legjitimitetin.

Ndërkohë un pres vendim për çështjen e legjitimitetit tim, që të shkoj jo vetëm në kolegj zgjedhor, në Gjykatë kushtetuese, por edhe në Gjykatë të Strasburgut, siç i kamë dhënë fjalën qytetarëve. Një sqarim, janë hapur vetëm 152 kuti, qarku i Durrësit ka gjithsej 493 kuti, vetë KAS-i vendosi për hapjen e pjesshme të qarkut. Ne kemi provat, vendosi për 290 kuti, më vonë i ka fshirë të dhënat nga KQZ 290-ën e ka kthyer në 154, pastaj në 152, ka vazhduar duke fshirë të dhënat.

Çfarë ka ndodhur? Kemi një tërheqje të KQZ pikërisht nga kjo vendimmarrje, kur kemi parasysh që qarku ka 493, KQZ vendosi për hapjen e 290 kutive, ndërkohë kur po numëroheshin votat tek Farije Hoti hapën vetëm 152 kuti. Dhe çfarë ndodhi, jo se nuk kishin të dhëna te 152 kutitë, se kishim kuti në të cilat kishin vjedhur 43 vota, në një tjetër 42, në një tjetër një kandidat kishte grabitur 14 vota e, tjetri 9 e kështu me radhë. Duke e parë këtë gjë, diferenca ime filloi duke u zbritur me 105 vota.

Unë sot jam krenar sepse sot i drejtohem Kolegjit zgjedhor me një moral të lartë, pasi jo vetëm nuk kam vjedhur vota, përkundrazi më janë vjedhur dhe nuk kërkoj asgjë tjetër përveç transparencës. Të hapim dhe kutitë e tjera që janë diku tek 339, për këtë arsye ditën e hënë bashkë, paraqitëm një provë të re KAS-it, duke nxjerrë 8 kuti dhe duke bërë thirrje që të shikonin videot.

Ja çfarë kishte ndodhur në këto 8 kuti të pa numëruara nga KQZ, lëviznin 28 vota, që ndryshonin rezultatin tim vetëm në 8 kuti, imagjino në 339. Prandaj të gjitha këto përpjekje janë për hapjen e të gjitha kutive. Në rast se edhe këta do vendosin si puna e KAS-it, atëherë ne do kemi gati një padi tjetër, por jo më në gjykatë, ne SPAK”, tha kandidati i ASHM, Aulon Kalaja.

Next Post
“Furtuna” në Durrës/ Dorëhiqen administratorët e pesë njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë

“Furtuna” në Durrës/ Dorëhiqen administratorët e pesë njësive administrative, largohen disa drejtorë të Bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In