Shkarkohet Drejtori i Postës së Vlorës Kreshnik Zijai, e cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas shkresës zyrtare të lëshuar nga drejtori i ri i komanduar i Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, Zijai është shkarkuar pas disa shkeljeve të konstatuara nga një audit. I kontaktuar nga Report Tv Zijai bën me dije se nuk është njohur me motivacionin e shkarkimit.
ma.me










