• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

AUDIOSKANDALI/ Guximtar Boçi në prokurori: Asgjë e vërtetë, montazh!

by A R
04/11/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi u mor sot në pyetje për 90 minuta nga hetuesit e Krimeve të Rënda në lidhje me audioskandalin e publikuar në media ku doli se ai kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendimi gjykate. Marrja e tij në pyetje u bë para avokatit të tij Saimir Vishaj, ku ky i fundit tha për mediat se gjithçka është montazh.

Një ditë më parë u mor në pyetje gjyqtarja e Gjirokastrës, shtetasja Blerta Çibuku.

Ajo ka dhënë dëshminë e saj para hetuesit që ka në dorë dosjen ndaj Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës i akuzuar për skandalin seksual që u bë publik në emisionin “Stop” në TvKlan.

Gjyqtarja është pyetur në cilësinë e deklarueses nëse kishte pasur ndërhyrje nga kryetari i Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi pr ta favorizuar shtetasen 38-vjeçare Rudina I, e cila regjistroi kreun e Gjykatës duke i kërkuar favore seksuale.

Marrja në pyetje e gjyqtares është bërë nga oficeri që po heton rastin dhe nga prokurorët e çështjes të njësisë Antikorrupsion tek Krimet e Rënda.

Në dëshminë e saj gjyqtarja ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish burrit të Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje.

Ndërkohë shtetasja që denoncoi skandalin Rudina I, ka regjistruar edhe këtë gjyqtare në audio ku thotë se vendosi në favor të familjes së ish burrit të 38-vjecares në konfliktin e pronësisë që ata kishin pas ankesave që pala kundërshtare kishte bërë në KLD.

KLD ka vendosur të kontrollojë me inspektim dosjet e shqyrtuara nga gjyqtarja Blerta Çibuku pas publikimit të skandalit të ndodhur në Gjirokastër.

Regjistrimet e bëra nga shtetasja Rudina I, ndaj kreut të gjykatës dhe gjyqtares që kishte në shqyrtim konfliktin e pronësisë për shtëpinë 3-katëshe janë 53 minuta dhe sipas prokurorisë janë regjistruar në vitin 2015.

Kryegjyqtari i Gjirokastrës po hetohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm pasi Rudina I pretendon se Guximtar Boçi ndërhyri kundër saj pasi ajo nuk pranoi ofertën për të kryer marrëdhënie seksuale.

Guximtar Boçi është pezulluar nga detyra dhe është nën hetim pas publikimit të bisedave të përgjuara nga shtetasja Rudina I nënë e dy fëmijëve tashmë e divorcuar./Panorama/a.m.

Next Post
Villas-Boas emërohet trajner i ekipit kinez

Villas-Boas emërohet trajner i ekipit kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In