Ndonëse PD e ka paraqitur si provë përgjimin e saj për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me pretendimin për aferë droge, zyrtarët e lartë të PD nuk kanë bërë asnjë milimetër që këtë provë të sajën ta çojë në organet e prokurorisë për hetim.
Fakti që nuk ka pranuar ta çojë vullnetarisht në prokurori këtë provë të sajën, ka ngritur shumë pikëpyetje për vërtetësinë e audio- përgjimit.
Duke qenë se PD nuk ka shkuar në Prokurori, ka qenë kjo e fundit që ka shkuar në selinë e PD për të marrë audiopërgjimin, me të cilën selia blu pretendon se vëllai Xhafajt, është i përfshirë në trafik droge.
ma.me/javanews.al