• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Audio-përgjimi i Partisë Demokratike dhe disa dyshime që lindin mbi të!

by Altin Ketro
14/05/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Partia Demokratike, në vijim të një skenari të strukturuar, ka vijuar serinë e akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kësaj here duke publikuar një audio-përgjim që, sipas saj, i përket një bisede të zhvilluar midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit, me një trafikant droge, që akronohet me emërtimin “Bashkëpunëtori X”.

E quaj skenar të strukturuar sepse të gjitha daljet janë kuruar në mënyrë të tillë që të ndjekin një skenar të parapërgatitur. Fundja, nuk ka asgjë të keqe, pasi opozita atë punë ka, të denoncojë qeverinë dhe të korrë prej këtyre denoncimeve sa më shumë fryte elektorale.

Ndonëse ata që dalin në foltoren e kësaj parti, njëri e ka të vëllanë të dënuar për grabitje me armë dhe tjetri vetëquhet me krenari “njeri pis apo qen pleh” nga një video përgjim në sallën e Kuvendit ku kryente biseda perverse, përgjegjësinë e ka kryetari i tyre, pavarësisht se edhe ai vetë ka një Kunat që ia kanë përmendur edhe brenda radhëve, që bënte namin me tendera dhe leje ndërtimi. Nuk po flas për vetë kryetarin, se ai është i certifikuar si “qelibar” në të gjitha drejtimet.

Publikimi i audio përgjimit ka shkaktuar shumë reagime. Pjesëtarë të opozitës po theksojnë me forcë që ministri Xhafaj duhet të japë dorëheqjen nga detyra. Por, ky përgjim nuk më ngjit në të gjithë komponentët e tij. Fillimisht kur e dëgjova e besova se bëhej fjalë për trafik droge. Por, pasi e dëgjon dhe lexon disa herë çfarë bisedohet aty, kupton që në vetëm 3 minuta material, nuk ka asgjë komprometuese. Fillimisht kemi një bisedë telefonike ku dëgjohet vetëm Bashkëpunëtori X dhe më pas sqarohet se personazhet kanë lënë takim në lokal. Biseda aty është e shpejtë dhe e ngutshme, aq sa të lë të mendosh që ky Bashkëpunëtori X ka pasur tendencë që t’i shkëpusë ndonjë fjalë komprometuese. E megjithatë asgjë. Më së shumti aty dëgjohen fjalët “vëlla” dhe “mirë”. Bashkëpunëtori e falënderon për kafen që siç kuptohet e ka pirë si raki me fund dhe ky takim kaq i rëndësishëm “pune” zgjat vetëm 2.5 minuta. Aty ata merren vesh për gjithë trafikun që do riaktivizojnë, por prapëseprapë asnjë lloj lënde narkotike e asnjë fjalë që të lë shije dyshimi nuk gjendet.

Agron Xhafaj mund të ketë shumë mëkate mbi shpinë, mëkate penale që duhet t’i vuajë. Edhe ministri Xhafaj mund të ketë kusuret e veta morale prej të vëllait. Por ky material që publikoi opozita është qepur shumë keq. Kam dyshim se ka qenë një kurth ku biseda ka qenë për tjetër temë, por është sjellë e tillë sikur bëhet fjalë për lëndë narkotike.

Uroj të jem unë i gabuari, sepse më duket e pabesueshme që pasi je vënë personalisht në shënjestër duke të përmendur nominalisht me emër, duke pasur edhe të vëllanë ministër në qendër të akuzave të opozitës, të vijosh të takosh individë me rekorde kriminale e të bësh biseda për furnizim me lënë narkotike, kjo nuk ka asnjë lloj kuptimi nga çdo anë që ta kapësh.

Ndokush do të mendojë se ai këtë guxim e merr sepse ka të vëllanë mbrapa kësaj. Gënjeshtër dhe aludim kriminal, do t’i thosha kujtdo që do mendonte kështu. Kushdo që e ka njohur Fatmir Xhafën do më jepte të drejtë që ai nuk do bënte kompromise të tilla jo me të vëllanë, por as më fëmijët e tij. Fatmir Xhafaj, që udhëhoqi Reformën në Drejtësi dhe luftën e pa kompromis me çdo lloj lënde narkotike, duke i shkaktuar krimit qindra milionë euro dëme, vallë po i lë rrugë të lirë të vëllait të merret me tregti hashashi?!

Sigurisht, nuk marr kurrfarë përgjegjësie për të mbrojtur Agron Xhafajn. Ai aty e ka një dënim të dhënë në Itali dhe zotërinjtë italianë të lëshojnë sa më parë urdhër-ndalimin ndërkombëtar.  Kjo mazhorancë e ka vullnetin e plotë që ta ekstradojë Agronin në çdo moment. Ajo kurrë s’ka mbetur peng i asnjë individi të vetëm.

Mbase edhe zoti Xhafaj, duke u bërë tabelë akuzash, mund ta japë edhe dorëheqjen. Por as lulushët, as vëllezërit e të dënuarve për grabitje, e as të vetëquajtur pisa, të mos pandehin se me ikjen e Fatmirit lufta ndaj krimit dhe përkushtimi ndaj detyrës që ai tregoi, do të zmbrapsen. Padyshim që do të gëzohen të gjithë ata që po i zë Reforma në Drejtësi, po ashtu edhe grupet kriminale që po u dridhen këmbët. Por, për sa kohë është në pushtet kjo mazhorancë, gëzimi i tyre do të mbetet i përkohshëm.

Në përfundim dua të theksoj se gjithë argumentin tim e pata duke i besuar autencitetit të audios. Ama, nëse rezulton se është montazh, atëherë dy “bilbilenjve” u duhet dhënë dekorata e budallait dhe në burg duhet të përfundojë urdhëruesi i tyre.

Next Post
Tabaku: Euro po bie jo nga rritja ekonomike, por nga pastrimi i parave të drogës

Deputetja e PD Tabaku: Kjo qeveri po na privon ëndrrën europiane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In