Kur Audi i ka kërkuar fotografit të njohur Felix Hernandez Rodriguez të fotografojë veturën e tyre sportive Audi R8 që kushton 160 mijë dollarë, ai përdori miniaturën e modelit prej 40 dollarësh.
Pjesa më interesante është se Felix nuk ka përdorë fare Photoshopin, transmeton Koha.net.
Të gjitha këto fotografi ai i ka bërë duke përdorë modelet miniaturë, rërë, ndriçimet dhe efektet e kamerës.
Fotografi Felix Hernandez Rodriguez ka tërhequr vëmendjen edhe më parë me punën e tij të ngjashme kreative, duke fotografuar avionët miniaturë, përgatiti Koha. (b.an)