• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atmosfera e Tokës është më e madhe nga sa kemi menduar deri tani

by Java News
17/03/2019 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne njerëzve, na pëlqen të vendosim etiketa dhe kufij për gjërat. Për shembull, kufiri midis atmosferës dhe hapësirës së Tokës është vija Karman, pika në 100 kilometra lartësi, ku përfundon aeronautika dhe nis astronautika.

Por atmosfera e Tokës, është shumë më e komplikuar se kaq (ka edhe disa debate rreth asaj se ku duhet të jetë vija ndarëse Karman). Tani një ekip astronomësh, ka zbuluar se atmosfera është më e madhe se sa kemi menduam deri më sot, duke u shtrirë deri në Hënë.

Rajoni quhet gjeokorona, pjesë e një shtrese atmosferike të quajtur ekzosferë. Ajo është një re e butë e përbërë nga hidrogjeni neutral, që shkëlqen në dritë në një ngjyrë shumë ultravjollcë. Për shkak se është tepër e hollë, është e vështirë të matet. Me herët, kufiri i saj i sipërm mendohej të ishte rreth 200.000 kilometra nga Toka, pasi ajo është edhe pika në të cilën presioni i rrezatimit diellor anashkalon gravitetin e Tokës. Por sipas të dhënave më të fundit nga Observatori Diellor dhe Heliosferik (SOHO), në bashkëpronësi të Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe NASA-s, kufiri shtrihej shumë më tej.

Gjeokorona, sipas shkencëtarëve, shtrihet deri në 630.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Kjo do të thtë se ajo i jep satelitit tonë të dashur, Hënës një ‘përqafim atmosferik’. “Hëna fluturon nëpër atmosferën e Tokës”- thotë fizikanti rus, Igor Baliukin, i Institutit të Kërkimeve Hapësinore të Rusisë.

Në fakt, në një distancë mesatare prej 384.400 kilometrash, Hena ndodhet gati në mes të atmosferës reale të Tokës. Ajo që e bën edhe më mahnitëse zbulimin, është se SOHO i bëri këto vëzhgime mbi dy dekada më parë, midis viteve 1996- 1998. Të dhënat, ishin lënë mënjanë në një arkiv, në pritje që të dilte dikush dhe t’i analizonte ato.

Leximet u bënë në mënyrë specifike, për të hartuar gjeokoronën, duke përdorur instrumentin SËAN të observatorit , dhe një pjesë e pajisjeve të dizenjuara për të matur emetimet e rrezeve ultravjollcë nga atomet e hidrogjenit, të quajtura fotonet Liman-Alfa.

Ne nuk mund t’i shohim ato nga Toka, pasi janë të zhytura në shtresat e brendshme të atmosferes. Prandaj, kemi nevojë të çojmë instrumente atje në hapësirë, që t’i gjejmë ato. Për shembull, astronautët e misionit “Apollo 16”, ishin në gjendje të fotografonin gjeokoronën në vitin 1972, duke mos e ditur se ishin ende brenda saj.

Instrumenti SËAN, mund të masë në mënyrë përzgjedhëse dritën nga gjeokorona, duke filtruar emetimet e fotoneve Liman-Alfa nga më larg në hapësirë, ​​dhe kjo është ajo që e lejon përpilimin e një harte më të saktë. Ajo zbuloi ndërkohë edhe një efekt të çuditshëm të Diellit.

Në anën e Tokës kur është ditë, atomet e hidrogjenit janë të ngjeshura nga rrezet e diellit, duke rezultuar në një dendësi prej 70 atome për centimetër kub, duke u zbehur deri në 0.2 atome në orbitën hënore (ajo nuk është shumë e dendur, mbetet ende një vakum).

Në anën e Tokës kur është natë, densiteti i hidrogjenit është më i madh, për shkak të presionit të rrezatimit diellor. Dhe ai përfundon duke u dukur si një bisht komete. Ndërkohë që atomet e hidrogjenit shpërndajnë rrezatimin ultravjollcë, sasia është e papërfillshme, sidomos në krahasim me sasitë e mëdha që nxirren nga Dielli, duke e bërë hapësirën ​​një mjedis rrezatues dhe të rrezikshëm për astronautët.

Pra, njohja e shkallës së plotë të gjeokoronës, nuk do të bëjë shumë ndryshim të madh në eksplorimin e hapësirës. Ky zbulimin, nënkupton se çdo teleskop hapësinor brenda gjeokoronës ka të ngjarë të ketë nevojë të rregullojë linjat e Liman-Alfa për vëzhgimet në hapësirën e thellë.

”Teleskopët hapësinorë, që vëzhgojnë qiellin në gjatësi vale ultravjollcë, për të studiuar përbërjen kimike të yjeve dhe galaksive, do të duhet ta kenë parasysh këtë zbulim të ri”- thotë astronomi Zhan -Lup Berto si Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), dhe ish-drejtuesi kryesor i mekanizimit SËAN. E dini se çfarë është edhe më interesante? Kjo do të thotë që asnjë qenie njerëzore nuk ka qenë ndonjëherë jashtë atmosferës së Tokës. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë…/ScienceAlert – Bota.al/

Next Post
Kërkesa e shqiptarëve të Amerikës për Epirin

Kërkesa e shqiptarëve të Amerikës për Epirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In