Djemtë e Simeones besojnë ende për kualifikim, por harrojnë se Roma e ka më të lehtë kualifikimin, që vendoset sot.
Atletico Madrid përballet sonte mbrëma me një “finale” në “Stamford Bridge” me Chelsean, ku i duhet me çdo kusht fitorja për të mbajtur të gjalla shpresat për kalimin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Atletico Madrid, skuadër që ka qenë në dy finale të Ligës së Kampionëve në katër vjetët e fundit, është duke rrezikuar të eliminohet nga kjo garë në fazën e grupeve.
Një tur pa mbaruar faza e grupeve Atletico zë vendin e tretë në Grupin C me gjashtë pikë.
Është dy pikë prapa Romës që është e dyta dhe katër prapa Chelseat që zë vendin e parë…por gjërat për të janë shumë të vështira. (b.an)










