Atletico Madrid është në kërkim të një mbrojtësin e majtë pasi Filipe Luis, pritet të largohet gjatë verës, pasi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me madrilenët.
Sipas “AS”, skuadra spanjolle është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt, te Napoli, transmeton KTV.Ky i fundit nuk po gjen hapësira në formacionin startues të trajnerit, Carlo Ancelotti.
Për 24-vjeçarin, drejtuesit e klubit napolitan kërkojnë rreth 50 milionë euro. Përveç Atletico Madridit, interesim të vazhdueshëm për shkodranin ka shprehur edhe Chelsea. (b.an)