• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atletet e Ramës, mesazhi ndryshe për Shqipërinë moderne

by A R
14/07/2017 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përdor stilin e tij shumëngjyrësh dhe të guximshëm të veshjes për t’i përcjellë Europës një mesazh ndryshe lidhur me Shqipërinë moderne, sipas ekspertëve.

Kreativiteti në veshje është karakteristikë e njohur e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u bë i njohur për stilin e tij përparimtar pasi u shpall Ministër i Kulturës më 1998.

Vetëm një vit pasi Shqipëria doli nga periudha traumatike e trazirave, Ministri Rama- 1.98m i gjatë – u shfaq në publik me pantallona të gjera dhe çorape me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

Të rinjtë shfaqën interes të menjëhershëm për të, pjesërisht për shkak të profilit të tij të pazakontë si piktor dhe basketbollist.

Në veshjen e tij, ashtu si dhe në kanavacë, ai preferon të kombinojë ngjyra të forta, duke krijuar një stil unik, i cili pa dyshim e ka ndihmuar atë të ngjisë shkallët e politikës.

Si Kryetar I Bashkisë së Tiranës për 11 vite, karakteri i tij artistik pati një impakt të fortë në ndryshimet që ai i bëri qytetit, ndërtesat e të cilit fituan famë botërore për shkak të transformimit qw pwsuan pas lyerjes me ngjyra të ndezura pastel.

Belina Budini, një akademike në komunikimin politik, e përkufizoi stilin e tij si “neo-populist” në librin e saj të vitit 2009, “Edi Rama, politikani pop star”, ku thuhej se e konfirmoi lidershipin e tij në sytë e opinionit publik.

Sidoqoftë, shumë dyshuan se duke u zgjedhur kryeministër, Rama do të duhej të zbuste ngjyrat dhe t’i përshtatej një stili veshjeje më modest.

Është e qartë se mendonin gabim. Përkundrazi, stili i tij arriti në një stad tjetër.

Të mërkurën, teksa merrte pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, krah udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, Rama kombinoi kostumin e tij formal me atlete të bardha Adidas.

Atletet me vija ishin të pranishme gjatë takimit dypalësh me Presidentin Farncez Emmanuel Macron dhe në takimet me përfaqësues të tjerë të lartë  të instituineve të BE-së dhe qeverive Europiane.

Kjo nuk është diçka e papërsëritur më parë. Më 24 Maj, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian, Federica Mogherini, ai u  shfaq me një T-shirt të stampuar dhe me pantallona e këpucë sportive.

Irena Myzeqari, lektore në Universitetin Europian të Tiranës, u shpreh për BIRN se Rama i shikon veshjet tradicionale të politikanëve si të mërzitshme sepse nuk përcjellin asgjë të re.

“Akademikët dhe kërkuesit e komunikimeve mund të shprehin shumë kritika ndaj tij, por për sa i përket krijimtarisë dhe ndjesisë së tij natyrale të vetëbesimit, Rama është i pakrahasueshëm me të tjerë. ” u shpreh ajo.

Ajo beson se Rama po dëron një mesazh politik të mprehtë përmes veshjes së tij, ashtu si bëri përgjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit në Shqipëri.

“T-shirte të stampuara me trëndafila të kuq dhe pantallona të zeza u përdorën për të përcjellë një mesazh të thjeshtë: Jam I thjeshtë, jam një prej jush dhe ne jemi një familje; një familje ku dashuria dhe besimi janë të qëndrueshme dhe ku nuk ka nevojë për kostume dhe kravata formale. ” deklaroi Myzeqari.

Ajo tha gjithashtu se përzgjedhja e veshjeve të përditshme joformale në sallonet e pushtetit Europian nuk është një zgjedhje rastësore, por një strategji e menduar mirë dhe e përcaktuar për të promovuar imazhin e vetëbesimit shqiptar.

Lidhur me anëtarësimin në BE, ajo shprehu mendimin se, “po presim në një dhomë, sigurisht, por po bëjmë çfarë është e mundur për të qenë në dhomën e ndënjjes. Dhe në dhomën e ndënjjes mund t’ia  lejosh vetesh të ecësh si të duash, qoftë zbathur apo me shapka”./Lexo.al/ Përkthyer nga

http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-pm-conveys-political-messages-to-europe-in-sneakers-07-13-2017

Next Post
Modelja Odintcova mahnit fansat rusë me foton në Instagram

Modelja Odintcova mahnit fansat rusë me foton në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In