Athinë/ Një makinë e braktisur me kallashnikov e municione zbulon ADN-në e një shqiptari të skeduar

Zbulimi i një automjeti të braktisur në Palio Faliro të Athinës, brenda së cilit u gjet armë dhe municion, ka alarmuar policinë greke. Ngjarja ndodhi të premten, ku brenda mjetit u gjet 1 armë zjarri tip kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, një bidon benzinë dhe një kokore.

Sipas të njëjtave informacione, automjeti ishte me targa false dhe makina rezulton e denoncuar e vjedhur më 14 shtator, në Drejtorinë e Policisë Nea Ionia. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39 vjeç, të skeduar për grabitje. Ai rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë. Objekt i sulmeve të tij kanë qenë pikat ELTA dhe bankomatet.
Kjo thuhet se ka dalë nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së nga Drejtoria e Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e shqiptarit, nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com