• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athinë, familja e emigrantit shqiptar ndihmon 150 refugjatë

by Aalison Pearse Stevens
02/03/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët e Athinës dhe veçanërisht porti është mbushur plot me refugjatë, që mbërrijnë çdo ditë nga Turqia. Solidariteti me refugjatet në Greqi është i dukshëm. Në një nga kampet e improvizuara gjetëm një familje emigrantësh shqiptarë, që çdo ditë përgatisin ushqime në banesë dhe u ofrojnë një vakt të ngrohtë deri edhe 150 refugjatëve. Bashkë me gjyshen e saj, një vajzë, fëmijë nga martesa e një shqiptari me një emigrante nga Ukraina, thotë se, së bashku me gjyshen dhe babanë e saj ndihmojnë emigrantët me ushqim. “Ne vijmë e iu sjellim për të ngrënë emigrantëve. Ata na thonë faleminderit në anglisht. Ndihem mirë, është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë”, thotë Arjana Sulollari.

Xhevahir Sulollari, emigrant në Athinë në të shumtën e kohës është i papunë, por pavarësisht kësaj, me të ardhurat e tij blen ushqime për refugjatët. “Vijmë këtu çdo ditë në mbrëmje, pasi i kemi bërë gati në shtëpi. I shpërndajmë pasi mblidhen njerëzit dhe këtë e bëj, sepse kam vuajtur edhe vet në fillim. E di çdo të thotë të jesh pa ngrënë dhe sidomos me fëmijë të vegjël”, thotë Xhevair Sulollari, emigrant në Greqi. Qeveria greke po bën gati edhe disa kampe, por vendi i tij – thotë kryeministri Tsipras, – nuk mban më shumë se 70 mijë refugjatë. Emigrantët që qëndrojnë rrugëve kanë shpresë vetëm të ikin në Gjermani.

“Duam të ikim në Gjermani. Kemi 3 ditë këtu dhe na kanë thënë të presim. Unë kam një problem dhe dua të iki në Gjermani. Këtu na ndihmojnë, por ne duam të hapen kufijtë. Na sjellin pak ujë, pak kafe dhe pak ushqim”, është shprehur një emigrant. / Top Channel

Next Post

Rrëfimi tronditës i luftëtarit shqiptar në Siri: Nga pranvera arabe në terror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In