• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Athina reagon pas deklaratës së Erdoganit se “Greqia na mori ishujt”. Tsipras: Dyshimi i Ankarasë, i rrezikshëm

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Alexis Tsipras, pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit qeveritar për Mbrojtjen dhe Politikën e Jashtme, duke iu përgjigjur presidentit turk Erdogan, ka deklaruar se dyshimi që Ankaraja ka hedhur së fundmi mbi Traktatin e Lozanës, i cili vendosi përfundimisht dhe në mënyrë të qartë marrëdhëniet greko-turke dhe statusin e detit Egje, është i rrezikshëm si për të dy popujt, ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Duke folur, pak kohë pasi Këshilli kombëtar i Sigurisë së Turqisë ka rekomanduar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar në thelb rishikimin e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, duke e kritikuar atë si një marrëveshje që ka përcaktuar në dëm të Turqisë kufijtë e sotëm, e duke thënë se ishujt e Egjeut iu dhanë atëherë padrejtësisht Greqisë.

Menjëherë ka reaguar diplomacia greke, që ka dënuar këtë deklaratë, Ministria greke e Mbrojtjes, të gjitha partitë politike, e po ashtu edhe mediat. Edhe Komisioni Europian është pyetur nga një eurodeputet i konservatorëve grekë se, çfarë qëndrimi ka për deklarata të tilla sfiduese ndaj traktateve ndërkombëtare. Po ashtu, edhe Berlini zyrtar, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme që është pyetur për këtë pozicionim të Erdoganit, ka theksuar në një deklaratë sqaruese se, nga këndvështrimi i Gjermanisë marrëveshja e Lozanës vazhdon të jetë në fuqi.

Traktati i Lozanës, i nënshkruar më 24 korrik të vitit 1923 nga Greqia, Turqia dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore, ishte një traktat paqeje që i ka dhënë fund luftës greko-turke dhe vendosi kufijtë e Turqisë moderne. Me një marrëveshje të veçantë midis Greqisë dhe Turqisë u vendos shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë midis dy vendeve dhe demilitarizimi i disa ishujve të Egjeut. Shkëmbimi i pakicave shkaktoi lëvizje të mëdha të popullsisë, pasi nga Azia e Vogël (Anatoli apo Anadolu sipas grekut e turkut) u shpërngulën për në Trakën Lindore në Greqi rreth 1 milion e 650 mijë shtetas turq të krishterë, e nga Greqia për në Turqi rreth 670 mijë qytetarë grekë myslimanë, një pjesë e të cilëve ka qenë popullsi shqiptare.

Next Post
(FOTO) 10 femrat shqiptare këngëtare me gjoksin më provokues

(FOTO) 10 femrat shqiptare këngëtare me gjoksin më provokues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

February 20, 2026
Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In