Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas hedhjes në erë me eksploziv të memorialit të Thimio Lolit mbrëmjen e djeshme në Finiq. Athina zyrtare kërkon nga Shqipëria që të hetojë, zbulojë dhe vendosë para drejtësisë sa më shpejt autorët.
“Ministria greke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj për shpërthimin e monumentit dhe e dënon fuqishëm.
Ngjarja sfidon minoritetin kombëtar grek dhe në fund të fundit marrëdhëniet greko-shqiptare. Duhet të hetohen menjëherë dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë së Pakicës Kombëtare Greke.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Greke, si dhe Autoritetet Konsullore në Shqipëri, po ndjekin nga afër këtë rast” mbyllet deklarata e Athinës zyrtare.
Për ngarjen në fjalë ka reafuar edhe Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA).
Omonia e konsideron ngjarjen një goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek. Ndërsa shpreh pakënaqësinë e saj ndaj indiferencës së autoriteteve kompetente për të gjetur autorët e vandalizimit para disa muajsh të Monumentit të Thimjo Lloli i lë ato të ekspozuara.
“Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë”, thuhet në deklaratë.
g.kosovari