• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati për tradhti te “Komuna e Parisit”, gazetarja dënon reagimet në rrjet: I donin të dy të vdekur

by A R
04/09/2024 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithëve na kujtohet atentati i rëndë në zonën e “Komunës së Parisit” ku efekti i policisë plagosi me 6 plumba 45-vjeçarin Lorenc Kosta, me dyshimin se kishte lidhje me gruan e tij. Pas plagosjen efektivi e filmoi 45-vjeçarin e shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku. Kjo video qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, ku dhe pati një ndikim të madh për opinion publik.

Tema e tradhtisë dhe faljes, duke e paralelizuar dhe me rastet aktuale të ndodhura së fundmi, ishin në qendër të diskutimeve në studion e “Rudina”.

Gjatë fjalës së saj pedagogia Iris Luarasi u shpreh se pjesa më shqetësuese ishte publikimi i videos dhe komentet që kërkonin vrasjen e personit.

Iris Luarasi: Për mua nuk është më e rëndë që ai e regjistroi gjithë këtë aktin e tmerrshëm dhe barbar. Unë nuk e kuptoj se për çfarë duhet t’ia marrësh jetën një njeriu për arsye tradhtie.

Margarita Kola: Ndërkohë qe t’i tradhtarin e ke në familje.

Iris Luarasi: Ti e zgjidh me gruan tënde. Je i aftë që ta kalosh emocionalisht këtë gjë dhe çifti të kalojë rrugën në rregull, nëse nuk je i aftë ka divorce, gjykata, ka mënyra për ta çuar drejtësinë në vend sepse patjetër që një njeri që tradhtohet ndjehet i lënduar. Nuk po përpiqem që të relativizoj aktin e tradhtisë.

Rudina Magjistari: Nuk mund ta barazosh.

Iris Luarasi: Nuk mund të barazohet tradhtia, por nga ana tjetër me agresivitetin apo me marrjen e jetës të tjetrit, kjo është vetëgjyqësia që i bëjmë edhe vetes. Ndërkohë që ai mund të jetë bërë pishman, problemi është kujt i vlen të penduarit e këtij njeriu ndërkohë që ka shkatërruar dy familje. Është folur për dy fëmijët e rritur të atij që ishte dhunues, po ndërkohë kemi dy fëmijë të tjerë që janë të mitur, një vajze 15-vjeçe dhe një fëmijë tjetër i vogël dhe bashkëshortja për më tepër që janë totalisht njerëz të pafajshëm në këtë histori dhe vuajnë çdo ditë të jetës së tyre këtë krim makabër që ka ndodhur. Sigurisht që të gjihë fëmijët e tjerë të klasës e kanë parë në celularët e tyre atë video të tmerrshme. Nuk e kuptoj se çfarë të mire apo se çfarë dobie i sjell publikut në momentin kur ti tregon një njeri që është plagosur me 6 plumba që përpiqet të kapë telefonin dhe një njeri tjetër mbi kokë që e shan, mallkon dhe e kërcënon. Çfarë dobie është kjo për publikun shqiptar nga përmbajtja mediatike?! Kjo është një lloj dhune që sjell dhunë dhe që patjetër solli dhunë. Sepse në momentin kur t’i shikoje në të gjitha rrjetet e shumta sociale, shumica e njerëzve thonin ‘si nuk i vrave të dy’.

Rudina Magjistari: Ky është opinioni që ndërtohet.

Iris Luarasi: Nuk u ngopën me 6 plumba, por donin që t’i shikonin të dy këta njerëz të vdekur.

Rudina Magjistari: Pjesa më e rëndë në këtë histori është kjo.

Iris Luarasi: Domethënë ne përveçse bëhemi palë me ata që janë agresorë, ndihmojmë që ta riviktimizojmë akoma më tepër familjen e viktimës, sepse kjo është patjetër riviktimizimi i dyfishtë që ne i bëjmë për të mos thënë për atë që ndodh në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj përse njerëzit janë bërë kaq agresivë dhe nuk ngopen as me një njeri që ka marrë 6 plumba.

/a.r

Next Post
“Vdiqën 100 vetë gjatë ndërtimit të tunelit”, inxhinieri i Porto Palermos i përgjigjet Fevziut: Vetëm tre vetë humbën jetën!

"Vdiqën 100 vetë gjatë ndërtimit të tunelit", inxhinieri i Porto Palermos i përgjigjet Fevziut: Vetëm tre vetë humbën jetën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In