• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Vlorë/ Cilat janë pistat e hetimit që po ndjek policia për të dyja viktimat

by A R
25/05/2017 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës po heton si një prej pistave të saj një lidhje të mundshme të atentatit të mbrëmshëm me masakrën e Çoles, ku mbetën tre të vrarë. Sipas të dhënave, viktima Erven Hyseni është i afërm i një prej të vrarëve të kësaj masakre, Haki Rakipi. Më konkretisht, mësohet se viktima Hyseni e kishte djalë daje të vrarin e kësaj masakre, që ndodhi dy vite më parë.

Por policia nuk përjashton as pista të tjera, përfshirë këtu konflikte apo larje hesapesh me persona të tjerë të viktimës Hyseni, i cili mendohet të ketë qenë edhe shënjestra e atentatit. Sipas burimeve të policisë, janë përqendruar më së shumti në pistën e një hakmarrjeje të mundshme për shkak të lidhjes së biznesmenit me viktimën e ngjarjes së rëndë të vitit 2015.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri që nisi në një kazino, mbetën të vrarë shtetasit Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn.

Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë. Familjarët e viktimave kanë lëshuar sa herë akuza për padrejtësi në gjykim, e vetëm pak kohë më parë i dërguan letër me shqetësimin e tyre Presidentit Bujar Nishani.

Nga ana tjetër, hetimet e policisë nuk përjashtojnë faktin se në shënjestër mund të ketë qenë edhe drejtori i OSHEE-së, Roland Saliu, ngjarje e cila mund të ketë ardhur për shkak të detyrës së tij apo ndonjë konflikti tjetër personal.

Për nga mënyra e ekzekutimit, vendi dhe orari kur ndodhi ngjarja, si edhe fakti se dy viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës janë dy personazhe të njohur, ka shkaktuar panik te qytetarët e Vlorës.

Shenjestra

40-vjeçari Hyseni, i cili dyshohet se ishte shënjestra e sulmit me armë në qendër të qytetit, rezulton se është pronar i televizionit lokal në Vlorë të quajtur “Vlora Channel”.

Mësohet se Erven Hyseni, përveç medias, ishte një biznesmen i njohur në Vlorë. Atentati ndodhi pikërisht në një prej pronave të tij, në hotel “Vlora”.

Kreu i OSHEE

Ndërsa Roland Saliu, i cili dyshohet se është viktimë aksidentale e atentatit, mbante prej dy vitesh detyrën e drejtorit të OSHEE-së për Vlorën.

44-vjeçari mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2015, pasi drejtori i asaj kohe, Anduel Tahiraj, dha dorëheqjen për shkak të angazhimit të tij politik si koordinator i PS-së për Vlorën në zgjedhjet lokale.

Saliu më parë ka mbajtur detyrën e kryeinxhinierit pranë strukturës së OSHEE-së në Vlorë.

Saliu rezulton se është arrestuar me urdhër të Prokurorisë në vitin 2008, kur punonte si inxhinier i Korporatës Energjetike Shqiptare në Fier, shkruan “Panorama”. 44-vjeçari u arrestua bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e abuzimeve me investimet e kryera në zonën energjetike të Fierit. Bëhej fjalë për abuzime gjatë instalimit të matësve të rinj të energjisë, për një dëm të shkaktuar prej 400 mijë lekësh të rinj. Por gjatë hetimit të çështjes, ai u shpall i pafajshëm.

Kunati shpërthen në akuza

Biznesmeni u dërgua në spital nga kunati i tij i cili punonte operator të televizion që Hyseni drejtonte, por nuk mundi të mbijetonte. Pas kthimit nga spitali kunati i biznesmenit akuzoi policinë për paaftësi dhe se nuk ka ndërhyrë në kohë, raporton “bw”. “Tjetri qëlloi për një kohë të gjatë këtu dhe askush nuk bëri lëvizje”- i është drejtuar ai policisë. panorama

ma.me

Next Post
Finalja Kamza-Lushnja në ‘Elbasan Arena’, policia merr masa shtesë, ja akset që bllokohen

Finalja Kamza-Lushnja në 'Elbasan Arena', policia merr masa shtesë, ja akset që bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In