• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Vlorë, arrestohet i plagosuri Ferdinand Llanaj

by Java News
02/10/2017 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas atentatit  policia arreston Ferdinand Llanaj, njërin prej tre personave që mbetën të plagosur paraditen e djeshmen në qytetin e Vlorës.

Ndaj Llanajt është ngritur akuza për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Në atentatin për të cilin policia deklaron se ende po punon për identifikimin e autorëve mbeti i plagosur dhe djali i Ferdinandit, vetëm 8 vjeç.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 01.10.2017, në rrugën Transballkanike, në lagjen ”Pavarsia”, njoftojmë se:

Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen ”Pavarsia”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre shtetas, ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë siguruar prej bizneseve pranë kësaj zone, të gjitha kamerat të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri tip Pistoletë, një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automjetin tip ”Mercedes Benz”, dhe një tjetër mjet ”Renault Klio”, disa aparate celular dhe një shumë prej 1.600.000 lëkësh. Policia po punon lidhur edhe me automjetin e djegur tip ”BMË” të gjetur ditën e djeshme në fshatin Kafaraj,Fier, ku brënda të cilit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm.

Gjithashtu në përfundim të hetimeve lidhur me armën e zjarrit Pistoletë të gjetur në vendngjarje, ka rezultuar ti përkasë shtetasit F. Llanaj, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia për prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake. Në lidhje me ngjarjen janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale dhe po vazhdon puna për identifikimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të shtetasve F.Ll., B.Ll., dhe D.B.

a.ç

Next Post
Ligji i pakicave/ Komisioni i Jashtëm Parlamentar, Bushati: Do të financohen projekte për promovimin e komuniteteve

Ligji i pakicave/ Komisioni i Jashtëm Parlamentar, Bushati: Do të financohen projekte për promovimin e komuniteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In