Ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në Facebook shprehet se shënjestër i atentatit mbrëmë ishte miku i ministrit Tahiri, Ervis Gocaj, i cili mbeti i plagosur.
“Rendi në dorë të çunave të krimit. Brenda javës atentat tek Ushtari Panjohur; viktima ne Shijak; Elbasan; Shkoder; Korçe; mbrëmë atentat tek shkolla “11 Janari” ku vriten dy të rinj”shkruan Berisha.
Berisha thekson më tej se qytetari dixhital informon se atentati i mbrëmshëm ishte ndaj mikut të Saimir Tahirit.
“Zoti Berisha ju lutem publikojeni që sot ju be antentat Elvis Gacajt mikut te ngusht te saimir tahirit ,të fortit partis socialiste ai që prishte mitingjet e PD ai që dhunonte demokratët dhe vishte votat e njesis bashkiake nr 5 që mbrohet nga deputetët e ps dhe nga vetë saimir tahirit u godit në atentat se nga policia ishte i pa prekshem sepse ishte padrino i drogës për zonën e Tiranës së re me dorën dhe mbeshtetjen publike te sajmir tahirit nuk guxonte police ti afrohej. Me rrespekt një polic”, mbyll postimin e tij ish-lideri i PD.