• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Tiranë, avokati e pranon: Mario Meshini e nxori nga shtëpia Devi Kasmin

by A R
31/01/2018 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Mario Meshinit, i arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, tregoi në një intervistë në News24, se çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe se cila është alibia e klientit të tij.

Mario Meshini ka pranuar në polici se ishte shok me Devi Kasmin dhe se shkonte rregullisht në palestrën e tij.

Natën së hënës, Mario i kishte dërguar një mesazh Devi Kasmit për ta takuar jashtë shtëpisë së tij, tha avokati.

“Ky e mori në telefon, i shkruajti dhe ai doli nga shtëpia. Janë shumë shokë.

Klienti im e ka pranuar në polici se me Devi Kasmin janë shumë shokë, ka thënë “Jam përditë te palestra. Jam mik me të. Kam qenë aty kur ndodhi vrasja”.

Avokati tha se klienti i tij tregoi në polici se ishte shok me viktimën dhe ka qenë duke biseduar me të, ka qenë pranë tij në motorr kur ka ardhur vrasësi dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Madje Mario Meshinit i kanë drejtuar pistoletën, por ai ka thanë se s’ka asnjë lidhje me viktimën.

“Ka shkuar në shtëpi i tronditur, pasi i kishin vënë pistoletën në kokë.

Pastaj ka parë lajmin në televizor.

Nuk kishte pse të shkonte në polici. Nuk kishte çfarë të tregonte. Ishte edhe shumë i tronditur.

Gjithçka ishte e filmuar, duket edhe në video” tregoi avokati i Mario Meshinit, që pranoi se policia ka sekuestruar motorrin e klientit të tij dhe se vrasësi i vërtetë është Domart Konjari.

Mario Meshini dyshohet se ishte bashkëpuntor në vrasjen e Devi Kasmit dhe roli i tij ishte për ta nxjerrë nga shtëpia viktimën.

I dyshimtë mbetet fakti që Devi Kasmi, i ftuar me një mesazh për të dalë jashtë shtëpisë, ka dalë i armatosur me dy pistoleta.

a.ç

Next Post

Revista Time: Haradinaj në mesin e krerëve më të kërkuar në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In