• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Rinas, hetimet shtrihen deri në Spanjë. Kontrolle në disa zona, shoqërohen 15 persona

by A R
13/11/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve spanjolle informacion mbi lëvizjet dhe qëndrimin katërditor të Gilmando Danit dhe M.Sh. në Barcelonë, pak kohë para atentatit që u krye ndaj tyre pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Burime policore për RTSH24 bëjnë të ditur se deri më tani nuk është marrë ende asnjë përgjigje zyrtare nga pala spanjolle.

Që pas ngjarjes së rëndë kriminale, policia ka zhvilluar kontrolle të gjera në disa zona të ndryshme të vendit, përfshirë Tiranën, Kamzën, Niklën dhe Fushë-Krujën. Gjatë operacioneve janë kontrolluar godina të braktisura dhe banesa të personave të skeduar më herët, por nuk është gjetur asnjë provë me vlerë për hetimin.

Sipas burimeve të hetimit, janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës Gilmando Danit dhe të të plagosurit.

Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës ka përcaktuar se Gilmando Dani ka ndërruar jetë pasi ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar mbi 80 gëzhoja.

Në Spitalin e Traumës, i plagosuri vijon të jetë në gjendje kritike dhe i intubuar, pasi ka marrë 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë.

Ndërkohë, burime zyrtare sqarojnë se Komisariati i Rinasit, si pjesë e Policisë Kufitare, ka kompetencë vetëm brenda territorit të aeroportit. Zona përreth aeroportit, ku dyshohet se ndodhi atentati, mbulohet nga Komisariati i Vorës, që shpërndan shërbimet sipas nevojës.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit dhe bizneseve përreth, të cilat po analizohen me detaje për të identifikuar autorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm. Gjithashtu, po hetohen edhe persona që kanë qëndruar në zonë dhe janë larguar menjëherë pas atentatit me automjetin tip “Mercedes-Benz S-Class” ngjyrë të bardhë, me të cilin udhëtonin Gilmando Dani dhe M.Sh.

Ndërkohë, targat e mjetit tip “Toyota” që u gjet i djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës, të përdorur nga autorët, rezultuan të vjedhura në Greqi një vit më parë. Grupi hetimor ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.

Sipas burimeve, autorët kanë qenë katër persona, tre qitës dhe një shofer, të cilët janë larguar nga zona e Niklës drejt Rinasit dhe më pas janë kthyer sërish në të njëjtin drejtim. Gjatë ngjarjes janë përdorur katër armë, ndërsa njëri prej autorëve, pasi ka qëlluar fillimisht me kallashnikov, ka dalë dhe ka qëlluar nga afër me pistoletë ndaj Gilmando Danit.

Gjithashtu i plagosuri M.SH, ishte i punësuar prej pak kohës te AMP, por burime për gazetaren e RTSH24 thanë se nuk rezultonte që ai të kishte pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gilmando Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe njihej si mik i Emiljano Shulalzirt. Ndaj tij më herët ishin kryer edhe dy atentate të tjera në 2011 dhe 2015, por që u kishte shpëtuar.

Next Post
Andorra-Shqipëri, Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm

Andorra-Shqipëri, Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit

Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve

December 22, 2025
Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

December 22, 2025
E konfirmon ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

“Më dhunuan djalin”, 32-vjeçarja akuzon edukatoret e kopshtit, çfarë gjeti policia

December 22, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In