Rritet bilanci i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmë vonë në Kurbin.
Burime policore bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm edhe i plagosuri, Paulin Gjergji, 53-vjec.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e një hoteli në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.
“Balkanweb” raporton se viktimë ka mbetur shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosuri mbeti Paulin Gjergji, i cili humbi jetën sot në spital.
Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe një i ri 21 vjecar me inicialet K.L. Një grup hetimor është në vendngjarje.