• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga atentati në Kurbin/ Gjeloshi monitorohej me dron spiun, autorët u maskuan si policë me Range Rover

by A R
12/02/2024 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e biznesmenit Ardjan Gjeloshit, mëngjesin e së shtunës në Gurëz të Kurbinit. Burime nga grupi hetimor për bëjnë me dije se ndaj Gjeloshit kanë qëlluar 3 persona, ndërsa në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë 7 persona.

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se sipas burimeve, është bërë me dije se Gjeloshi ishte nën monitorim prej disa ditësh me dron spiun. Autorët bëhet me dije se janë paraqitur në kompani me mjete Range Rover, të cilët ishin të kamufluar si policë. Fatkeqësisht nga breshëria e plumbave që ranë mbi zyrën e Ardjan Gjeloshit, humbi jetën ekonomisti i kompanisë, Selman Mihana 70 vjeç.

Ekspertët e policisë kanë marrë në pyetje 51-vjeçarin, i cili ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë gjetur 2 nga mjetet e djegura në Fushë-Milot.

Policia po heton dhe është e fokusuar në tre pista kryesore për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në Gurëz të Kurbinit. Pista e parë ku janë përqendruar hetimet ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga fshati Pllanë i Lezhës.

Por policia nuk ka përjashtuar edhe pistën e hakmarrjes pasi në vitin 2002 Ardjan Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengën, infermiere, nënën e 4 fëmijëve, ndërsa u plagosën oficeri i FNSH, Kastriot Prenga dhe Gjergj e Vitore Prenga.

Ndërsa një tjetër çështje ku po fokusohen hetimet është edhe plagosja e djalit të Ardjan Gjeloshit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe hetimet vijojnë ndërsa autorët ende mbeten në kërkim.

/a.r

Next Post
Kërcënoi me armë bashkëfshatarin, arrestohet 62-vjeçari në Belsh

Kërcënoi me armë bashkëfshatarin, arrestohet 62-vjeçari në Belsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In