• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Kinostudio, përse u plagos Eduart Duka

by Java News
21/03/2017 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 34-vjeçar i ka shpëtuar atentatit mbrëmjen e djeshme, duke u plagosur lehtë në krah, teksa po pinte kafe në zonën e Kinostudios, në Tiranë. I plagosuri është Eduart Duka, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Policia thanë se i riu është plagosur nga një plumb në krah, ndërsa autorë dyshohet të kenë qenë dy persona që lëviznin me makinë përgjatë rrugës “Aleksandër Moisiu”.

Në momentin që ndodhi ngjarja, Duka ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë, në një lokal shumë pranë Komisariatit të Policisë Rrugore. Ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina në drejtim të tij, më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë qenë të parët që mbërritën aty dhe menjëherë pas tyre, edhe oficerët e Komisariatit nr.4.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha mbrëmë Policia e Tiranës.

Nga ana tjetër, burimet thanë se hetimet janë përqendruar në një konflikt të ashpër që i plagosuri ka pasur një muaj më parë në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja mbrëmë. Ai është përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte me disa persona dhe ngjarja është ndjekur nga Komisariati nr.4, që ka proceduar të personat për dëmtime të tjera me dashje.

Të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk ka rezultuar që i plagosuri të ketë pasur precedentë të mëparshëm, apo ndonjë konflikt tjetër, për të cilin policia edhe mund të mos ketë qenë në dijeni. Nga ana tjetër, vetë i plagosuri dhe dëshmitarët kanë pohuar se nuk kanë arritur t’i fiksojnë autorët që kanë qëlluar me armë. PANORAMA

 

 

Next Post
FOTO/ Modelja e lejon shoqen të kryejë marrëdhënie me të dashurin e saj

FOTO/ Modelja e lejon shoqen të kryejë marrëdhënie me të dashurin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In