Plot 30 gëzhoja janë gjetur nga grupi hetimor pranë shtëpisë së Gentian Bejtjas që u sulmua me breshër kallashnikovi në Larush të Fushë-Krujës.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se atentatorët kanë qëlluar 30 herë. Nga të shtënat me kallashnikov mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, si dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Gentianit, 13 dhe 10 vjeç.
Grupi hetimor nuk ka mundur ende të marrë në pyetje Gentian Bejtjan dhe familjarët për shkak se kujdesen ndaj dy fëmijëve të mitur që mbetën të plagosur.
Shenjëstër e vrasjes dyshohet se ka qenë pikërisht Gentian Bejtja, pasi iu ka shpëtuar edhe herë të tjera atentateve.
Autorët hapën breshëri me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së tij dhe më pas u larguan me shpejtësi. Në zonën e lapidarit në Tapizë policia gjeti të djegur makinën e autorëve, një Volksaëagen Golf 5 pa targa dhe i vjedhur në Tiranë. Brenda mjetit u konstatuan 3 kallashnikovë.
Ndërkohë, 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar nga policia në zonën e Fushë-Krujës.
/a.r