• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Durrës, Edison Harizaj u lirua pas pagesës 9.5 mln lekë?

by Java News
09/11/2018 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit që mbeti i vrarë në atentat tre ditë më parë në Durrës, ka qenë i dënuar më parë me 19 vite burgim. Nga burgu i Fushë-Krujës ka dalë më 23 Korrik 2010 pas një vendimi të dhënë nga gjyqtarja e Krujës.

39-vjeçari Harizaj pagoi 9.5 milionë milionë Lekë të vjetra që gjykata ta lirohet para kohe nga burgu, duke i falur dënimin e mbetur prej 1.8 vitesh, shkruan shqiptarja.com. Sipas vendimit, gjykatësja urdhëronte në 2010 që këtë dënim të mbetur, Harizaj duhet ta kryente në shtëpi dhe të mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës në Vlorë.

Në një prej pikave të këtij vendimi, gjykatësja urdhëronte që Edison Harizaj detyrohej që gjatë kësaj kohe të ushtronte një veprimtari profesionale ose të marrte një arsim apo formim profesional, si dhe të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.

Mbi mënyrën e lirimit të tij dhe faljes së 1.9 vite burgim, në vitin 2009 Prokuroria e Tiranës ka hapur një dosje penale për akuzën e korrupsionit, ku ka pasur disa të arrestuar në këtë çështje, mes tyre dhe Edison Harizaj, që në atë kohë u akuzua për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet e kryera në atë kohë, thuhet se Almir Meço me detyrë avokat i të dënuarit Edison Harizaj si dhe e pandehura Flutura Meço bashkëshortja e të pandehurit Almir Meço me detyrë kancelare pranë Gjykatës Krujë, kanë marrë para nga persona të dënuar për pranimin e kërkesave të tyre në Gjykatën Krujë duke ndikuar pranë gjyqtares së çështjes Alma Hoxha. Sipas organit të akuzës, dy të pandehurit bashkëshortë me njëri-tjetrin, kanë marrë para nga i dënuari Edison Harizaj dhe familjarët e tij për të ndikuar tek gjyqtarja e çështjes Alma Hoxha për lirimin e të dënuarit. Sipas organit të akuzës, i pandehuri Almir Meço ka marrë 9.5 milionë lekë të vjetra nga i dënuari Edison Harizaj dhe familjarët e tij.

“I forti” i Vlorës Edison Harizaj ra pre e një atentati mafioz pak para mesnatës të së martës, në unazën e Durrësit./shqiptarja

a.ç

Next Post
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Nesër, rezultatet e një tjetër operacioni

VIDEO/ Rama ka një ftesë për shqiptarët: Aplikoni duke filluar nga 30 Nëntori...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In