• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentati në Durrës, Alibeaj: Ky vend i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht. Si ndjehen sot shqiptarët?

by Java News
01/11/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bilanc lufte e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj atentatin e sotëm te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, në vazhdën e ngjarjeve kriminale në vend. I ftuar në “Mbrëmje” në ABC News të Mirela Milorit, Alibeaj tha se ky vend i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht, pasi sot krimi ka arritur të godasë një pjesë të shtetit.

“Në këtë vend territori i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht, madje më keq që sot krimi ka marrë guximin të godasë dhe një pjesë të shtetit. Situatë që nuk ka ndodhur më parë dhe ky është një tjetër alarm për atë se çfarë vrulli e revani ka marrë krimi sot. Guxim i marrë ai që i ka shtyrë njerëzit për të tërheqëur këmbëzën. Copëzat e të dhënave duhet të mblidhen në një për të kuptuar gjendjen reale”.

Duke sjellë në vëmendje përplasjen me prokurorit Ndoji dhe qeverisë, Alibeaj u shpreh se krimi i rrugës ka marrë guximin për të tërhequr këmbëzën ndaj zyrtarit shtetëror.

“Përplasjen mes qeverisë dhe prokurorit në fjalë dhe askush nuk mund të mos e mendojë sot që të mos jetë ndjerë të joshur e me guxim të tepruar, për sa kohë kjo copëz e shtetit që quhet prokurori me gjithë mëkatet që ka, është kaq vulnerabël që edhe krimi i rrugës mund të tërheqë këmbëzën. Sa mirë do ishte dy javë më parë sikur të ndodhte ajo që thashë në konferencë meqë mes kryeministrit dhe zv.kryeministrit pse nuk i arrestoni gjithë palët, ndërsa sot rrinë e numërojnë viktimat. Sa herë vihet në dijeni për akte kriminale nuk është të dalë e të bëhet palë me njërën bandë”, tha ai.

Sipas Alibeajt sot çdo shqiptar ndihet në ankth dhe i pasigurt.

“Është zyrtar shtetëror në fuqi, sot ka ndodhur që krimi ndjek zyrtarin shtetëror dhe pothuajse e ekzekuton. Si ndjehen sot shqiptarët? Gjithë ankth, gjithë makth. Kur bëhet therror edhe një pjesë e shtetit mendo ca sigurie ka për njerëzit e tjerë. Ky vend është zhytur në krim. Jemi në mëshirë të fatit të keq të kriminelëve”. /e.s/

Next Post
“Figurë kontroverse me dritëhije”, Zëri i Amerikës: Prokurori Ndoja ka mbrojtur emra të botës së errët të krimit

“Figurë kontroverse me dritëhije”, Zëri i Amerikës: Prokurori Ndoja ka mbrojtur emra të botës së errët të krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In