Nikoll Sherrnikun është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi dyshohet si i përfshirë më atentatine e Don Boskos, ku mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja.
Ndonëse ai ka mohuar akuzat, gjykata sërish ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun.
Ai dyshohet se se ka siguruar targat e automjetit që është përdorur nga autorët e atentatit të Don Boskos.
Masa e sugurisë i është komunikuar në burg, pasi aktualisht ai po vuan dënimin për një tjerër ngjarje që prej muajit gusht të vitit 2022, pasi u kap duke lëvizur i armatosur për të kryer një atentat.
/a.r