TIRANË- Policia ka shoqëruar këngëtaren e njohur Elvana Gjata, pas masakrës në ish-bllok. Mesohet se kengetarja e njohur u mor në pyetje në ambientet e policisë për rreth 20 minuta dhe pastaj u la e lirë, raporton news24
Dyshohet se këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar ka qenë “shkak” i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.
Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Nga përplasja me armë humbi jetën Fabjol Gaxha dhe u plagosen dy të tjerë
a.ç











