• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ Dërgohet për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm dosja e Bashkim Haxhisë dhe Marsel Deçkës

by Java News
15/06/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e dy nga pesë të arrestuarve të cilët dyshohet se janë përfshirë në atentatin e mirëorganizuar ndaj prokurorit Arjan Ndoj në 1 nëntor të vitit 2019 do të rishqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Ndaj tyre gjykata e shkallës së parë vendosi me kërkesë të SPAK arrest me burg dhe avokatët e apeluan. Gjykata e Apelit të Posaçëm u tha se janë ankuar përtej afatit pesë ditor dhe nuk e shqyrtoi ankimimin. Palët shkuan në Gjykatën e Lartë e cila urdhëroi Apelin e Posaçëm ta shqyrtojë apelin e të dyshuarve, sepse nuk mund t’u mohohet kjo e drejtë.

Bashkim Haxhija, Genti Nderjaku, Marsel Deçka dhe Endrit Sinani dhe Julian Pjetri u arrestuan më 23 janar ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim në një operacion të shtrirë në Fushë-Krujë, Durrës dhe Tiranë, pasi dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe një personazhi të njohur të botës së krimit i njohur si Rrumi i Shijakut, ku të dy mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën, SPAK dhe policia në bazë të dëshmive dhe përgjimeve të personave të implikuar në këtë vrasje arriti të zbardhë ngjarjen duke identifikuar porositësit, ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët.

Autoritetet identifikuan se kush e donte të vdekur Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut por nuk mundën dot ta vënë në pranga sepse prej kohësh ndodhet në Dubai, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër arresti tjetër për një vepër të rëndë penale.

Mes të shpallurve në kërkim është edhe Ramazan Rraja, i cili dyshohet se siguroi kushtet për kryerjen e atentatit.

Në pranga ra Bashkim Haxhia, i cili i ka shpëtuar një atentati në qershor të vitit 2019. Po ashtu në pranga ranë edhe agjenti doganor Marsel Deçka, i afërm i një anëtari të bandës së Durrësit, Genti Ndërjaku i cili i shpëtoi një atentati me snajper në shtator të 2022 në Durrës dhe Julian Pjetri.

Policia sekuestroi një armë zjarri, rreth 40 milionë lekë të vjetra dhe 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente që do të verifikohen.

Për atentatin gjykata ka marrë të pandehur më herët Redjan Rrajën  dhe Ariol Halilajn.

Hetuesit besojnë se arrestimi i personave të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit do të hedhë dritë mbi ngjarje të tjera të ndodhura para dhe pas atentatit mes dy grupeve kriminale.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoj?

Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoj dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve./tch

Next Post
Grushtoi barbarisht dhe tërhoqi zvarrë 69-vjeçarin në Fier, shoqërohet në polici i riu: Dyshohet se…!

Grushtoi barbarisht dhe tërhoqi zvarrë 69-vjeçarin në Fier, shoqërohet në polici i riu: Dyshohet se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In