• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

by Java News
06/04/2022 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iljaz Çalit i mbetur i vrarë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e 3 prillit në autostradën Tiranë-Durrës.

Ish-drejtori i policisë në disa qarqe të vendit, Shemsi Prençi tha se kriminalitet në Shqipëri zhvillohet herë pas here me intensitet të ndryshëm.

Përsa i përket Çalit ai tha se ky i fundit nuk ishte biznesmenë por është ofruar në bashkëpunim me  bizneset e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë për të pastruar paratë e fituara në rrugët e kultivimit të bimëve narkotike

Ai tha se në vendin tonë kemi bashkëpunim të botës së krimit të organizuar, qoftë me ndërtimet në Tiranë, apo me shfrytëzimin e minierave në zonën e Tropojës, në Has, Bulqizë, Kukës apo Mirditë.

Shemsi Prençi: Kriminalitetit në Shqipëri zhvillohet herë pas here me intensitet të ndryshëm. Kjo vjen dhe nga predispozicioni dhe angazhimi total i organizatës së policisë për kontrollin e rreptë të territorit në raport me llojin e kriminaliteteve që ndodhin. Ky person nuk ka qenë biznesmenë i shfrytëzimit të kromit, ky u është ofruar në bashkëpunim me  bizneset e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë për të pastruar paratë e fituara në rrugët e kultivimit të bimëve narkotike.  Policia duhet të zhvillojë një analizë të qenësishme se kush gjeneron më shumë kriminalitet. Pra kemi bashkëpunim të botës së krimit të organizuar, qoftë me ndërtimet në Tiranë, apo me shfrytëzimin e minierave në zonën e Tropojës, në Has, Bulqizë, Kukës apo Mirditë.

Ai tha se një nga arsyet që ai dha dorëheqjen nga drejtori i policisë në qarkun Dibër ishte sepse kishte konstatuar se zyrtarë të lartë kishin aksione në kompani të shfrytëzimit të kromit  në Bulqizë.

Shemsi Prençi: Para 10 vitesh unë dhashë dorëheqjen nga drejtori i policisë në qarkun Dibër, pikërisht sepse kisha konstatuar se një numër i konsideruar i  zyrtarëve të lartë të shtetit, kishin aksione në disa kompani të shfrytëzimit të kromit në Bulqizë, për rrjedhojë, minierat  shfrytëzoheshin në mënyra të paligjshme minierat. Licencat ishin dhënë me mbivendosje, qoftë në koordinata, qoftë në nivele të shfrytëzimit.

Këto zona ishin burim kriminaliteti dhe për faktin e vjedhjes, grabitjes së nëntokës duke iu shmangur çdo lloj tatimi, apo në aspektin ekonflikteve midis zonave që shfrytëzonin.

Ndër të tjera Prençi tha se kishte paralajmëruar se në Bulqizë dhe Tiranë do kishte vrasje, pasi kishte gjetur në kasaforta letra nga zyrtarë të lartë ku jepnin detaje për personat që janë në konflikt me njëri tjetrin.

Shemsi Prençi: Në kasafortë kam gjetur disa letra që shumë drejtues dhe punonjës shpreheshin se mes këtij dhe atij ka konflikt dhe do ketë vrasje. Në atë kohë nuk gjeta mbështetjen eprorëve të mi dhe u detyrova që ta bëjë publike.

Dhashë një deklaratë që sipas informacioneve të grumbulluara në rajonin e Bulqizës në dy tre vite do të ketë një numër të konsiderueshëm viktimash për shkak të konflikteve të mbivendosjes dhe shfrytëzimit të zonave të kromit. Në atë kohë  pak më dhanë të drejtë por më vonë u vërtetuan shumë gjëra.

Që nga ajo kohë deri më sot në rajonin e Bulqizës dhe në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit ku banojnë kryesisht pronarët e zonave të kromit kemi pasur shumë vrasje./m.j

Next Post
“Forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”/ Ekspertët: Ka prova të qarta!

"Forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë"/ Ekspertët: Ka prova të qarta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Rama mbron UÇK në Bordin e Paqes, analisti: Fjalimi i kryeministrit, fitore për Shqipërinë

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira

February 19, 2026
Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

February 19, 2026
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

February 19, 2026
Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

February 19, 2026
Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In