Të tjera detaje dalin në dritë nga sulmi i sotëm ndaj fisit Çapja, ku një automjeti hapi zjarr në drejtim të tyre.
Ngjarja në fjalë u regjistrua paraditen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.
Fill pas ngjarjes, persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin mjetit tip benz që kishte targa false.
‘BalkanWeb’ mëson se automjet i përkiste një kompanie biznesesh me emër në Elbasan, i cili ishte denoncuar i vjedhur.
a.ç