• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj Bledar Muçës në Elbasan/ Vrasësi po e priste i pashqetësuar në një kafene

by Java News
07/06/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthehen atentatet për hakmarrje në qytetin e Elbasanit. Bledar Muça, një emër ky i njohur për policinë, ka mbetur i plagosur me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte me automjetin e tij, në shoqërinë e mikut të tij, Florenc Çapja, edhe ky i dyshuar për disa ngjarje kriminale. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, prokurorisë dhe gjykatës së këtij rrethi.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se një person ende i paidentifikuar, i cili ishte ulur në ambientet e jashtme të një lokali buzë rruge, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës tip “Volkswagen Golf” me targë AA 997 NE, që drejtohej nga 37-vjeçari Bledar Muça.

Mësohet se nga breshëria e plumbave ka mbetur e plagosur aksidentalisht edhe një grua, kalimtare e rastit. Bëhet fjalë për 49-vjeçaren Matilda Kermezo, efektive e Policisë së Shtetit. Atentati i tipit mafioz ka shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa efektivët blu kanë shkuar shpejt në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, dyshohet që ngjarja të ketë si motiv hakmarrjen ndaj fisit Çapja. Është hera e dytë që 35-vjeçari Florenc Çapja dhe miku i tij Muça i shpëtojnë atentatit. Të dy këta persona mbetën të plagosur në masakrën e 3 shkurtit të këtij viti.

ATENTATI

Katër muaj pas atentatit të ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, ku u ekzekutuan 3 persona dhe mbetën të plagosur 8 të tjerë, një tjetër atentat u shënua rreth orës 10:00 të ditës së djeshme. Mësohet se Bledar Muça ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në rrugën “28 Nëntori”, kur në një moment, shumë pranë ish-Spitalit Kirurgjik, një mjet tjetër tip “Ford Focus” me targë AA 234 TR i ka prerë atij rrugën. Kjo ka bërë që Muça të ulë shpejtësinë.

Në këtë moment, përbri tij, një person, i cili ishte ulur në karriget e jashtme të një lokali, ka nxjerrë menjëherë armën nga një çantë sporti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të makinës që drejtohej nga Muça. Për pasojë, 37-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ky i fundit ka devijuar nga rruga, duke hyrë në oborrin e ish-Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, me qëllim që t’u shpëtojë plumbave të autorit.

Menjëherë kanë ndërhyrë uniformat blu, të cilët kanë dërguar urgjentisht në Spitalin Kirurgjikal të Elbasanit dy të plagosurit, Bledar Muçën dhe policen Matilda Kermezo. Sipas bluzave të bardha, dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, efektivja 49-vjeçare u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Gazeta Shqiptare/ a.k

Next Post

Rama pret ministrin e jashtëm grek Kotzias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In