• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj babait të Roan Brahimit/ Automjeti i përdorur nga autorë, pa xhama të zinj dhe me targa të vjedhura. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

by S T
21/04/2025 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamerat e disa bizneseve në Kurbin, kanë kapur, makinën e tre autorëve që kryen ekzekutimin e Gjovalin Prendit në Pllanë mbrëmjen e 17 prillit.

Autorët rezulton se kanë ardhur në rrugën kryesore nga ura e Milotit dhe dyshohet se kanë ndjekur të njëjtën rrugë si për të shkuar për të bërë atentatin por edhe për t’u kthyer ku më pas dogjën makinën në Gjormë të Kurbinit.

Pavarësisht se makina nuk ka qënë me xhama të zinj, sipas hetuesve autorët nuk janë mundur të identifikohen për shkak se kanë qënë të maskuar. Makina tip “Rover” u gjet i shkrumbuar në Fushë Gjorm, më shumë se 12 orë pas ngjarjes.

Në të nuk janë zbuluar gjurmë, pasi rezulton të jetë djegur plotësisht. Autorët kanë qënë të gjithë të maskuar.

Vrasja e Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës ka bërë që hetuesit të rihapin disa prej dosjeve të vjetra të ngjarjeve që kanë tronditur vendin. Mësohet se në policinë e Lezhës, nga grupi hetimor, janë shoqëruar anëtarë të fiseve Gjeloshi në Kurbin dhe Reçi në Mirditë. Këto shoqërime por edhe kontrollet në banesat e tyre, janë bërë nga policia, për shkak se ka dyshime që Sidorel Prendi (Roan Brahimi) ka qënë në përplasje me këto dy fise dhe ka pasur lidhje shoqërore me fisin Gjini.

Ndërkohë përvec shoqërimeve, kontrolle ka pasur edhe në banesat e Ardian Gjeloshit, i cili kishte mbijetuar një atentat në biznesin e tij në Gurëz të Kurbinit, ku u vra ekonomisti Selman Mihana. Në atë kohë si financues i këtij atentati u dyshua edhe Roan Brahimi, ndonëse kurrë nuk u akuzua zyrtarisht. Megjithatë pavarësisht kontrolleve, tek armiqtë e Roan Brahimit, si në Larushkë, Fushë Krujë apo edhe në Fushë Kuqe, nuk janë gjetur sende të palejueshme./

Next Post
VIDEO/ Kur demokratët “përplasen” për radhën e fjalës! Edi Paloka…

VIDEO/ Kur demokratët "përplasen" për radhën e fjalës! Edi Paloka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In