• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, flasin 5 vëllezërit e dyshuar: Nuk kemi hasmëri, ngjarjen e mësuam nga televizionet

by Ardit Rada
23/09/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, nuk ka asnjë dyshim për policinë e Tiranës që lidhet me gjakmarrjen mes dy familjeve Gjini dhe Reçi në qytetin e Rrëshenit. “Shqiptarja.com” ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila ndodhi në qendër të Tiranës, ku si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Preng Gjini. Policia një ditë pas ngjarjes ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi.

Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pajisje DVR dhe një dron. Të gjithë vëllezërit janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë Kastriot Reçi në Rrëshen dhe Gasper Rreçin në Itali.

Të gjithë vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri me asnjë person në Rrëshen. Ata kanë pohuar në polici sePreng Gjinin e njohin si banor të Rrëshenit dhe se në vitin 1997 ka qenë polic në këtë qytet. Për më tepër vëllezërit Reçi, kanë informuar policinë se Preng Gjini, ka qenë i akuzuar si person që ka vjedhur bankën në Rrëshen gjatë vitit 1997. Më tej vëllezërit, kanë deklaruar se me Preng Gjinin kanë njohje të si banorë të Rrëshenit por nuk kanë pasur komunikime me të. Gjithashtu të gjithë vëllezërit kanë treguar në polici se për ngjarjen e rëndë nuk kanë asnjë dijeni dhe ishin informuar përmes raportimeve në televizion. Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

Në një raport operativ policor thuhet se:”…këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”.

Në dokumentet policore rezulton se si pasojë e atentatit me tritol, ështëplagosur rëndë Preng Gjini, dhe janë plagosur dy persona të tjerë, Italiani Simone Barbadoro dhe Ergys Sula. Ndërkohë fatmirësisht ka shpëtuar një zyrtar i Drejtorisë së Pastrit të Parave me inicialet H.Ç, i cili ndodhej pas makinës së Preng Gjinit. H.Ç, është marrë në pyetje dhe ka deklaruar momentet e situatës së shpërthimit. Ndërkohë nga kontrolli fizik i Preng Gjinit, rezultoi se ai kishte me vete një sasi prej mbi 2 mijë euro dhe një shumë lekësh shqiptare si dhe dy telefona të cilët janë sekuestruar.

/e.rr

Next Post
I dënuar për trafik heroine, OFL i çon formularin mikut të Shullazit/ “Ben Çami” duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve

I dënuar për trafik heroine, OFL i çon formularin mikut të Shullazit/ “Ben Çami” duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In