• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me tre viktima në Memaliaj, Artan Hoxha: Ngjason me fundin e Vis Martinajt

by S T
23/07/2024 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania, se atentati me tre viktima i cili ndodhi të shtunën në Memaliaj, nuk mund të jetë për një çështje hasmërie. Ai tha se personazhet e përfshirë kanë konflikte që vijojnë prej më shumë dekadash.

Hoxha bëri një profil të shkurtër të personit i cili ishte edhe “shënjestra” e atentatit, Adritatik Kalemi dhe të atentateve të shumta të bëra ndaj tij, jo vetëm në Shqipëri.

“Kemi të bëjmë me personazhe që kanë histori më shumë se dy dekada. Adriatik Kalemi është personazh shumë i hershëm dhe është personazh shumë i fortë në atë zonë. Ai ka qenë i akuzuar, i dënuar për vrasje, nuk është personazh që doli nga hiçi. Kjo gjë ka bërë që kohët e fundit të intensifikohen ngjarjet ku objektivi kryesor ka qenë Adriatik Kalemi.

Nëse merremi vetëm me pjesën e Shqipërisë duket sikur kemi të bëjmë me një hasmëri. Atentati që iu bë në ishullin Paxos, ku ai sa kishte vajtur me familjen për pushime, kjo dëshmon se ata kanë marrë informacionin në kohë rekord dhe erdhën të bënin atentatin në një vend të Bashkimit Europian.

Kjo dëshmon se ata njerëz nuk kanë vepruar në gjaknxehtësi e sipër, ne kemi të bëjmë me një krim të sofistikuar e jo thjesht me disa njerëz që kanë hesape për të larë. Ai u mjekua, i shpëtoi atentatit ku u goditën 12 predha, më pas policia greke e arrestoi dhe në ditën e fundit që ai do dilte, shkoi një i burgosur egjiptian dhe e goditi me thikë”,-tha gazetari.

Gazetari Hoxha tha se situata duket e ngjashme me atë që ai e quajti “fundi iu Ervis Martinaj” ku kundërshtarët e tij tentojnë të zhdukin edhe njerëz të afërt të Kalemit.

“Atë po kërkojnë me çdo kusht ta eliminojnë. I bën atentat të vëllait, ai ishte me “Smart” e për mrekulli shpëtoi. Kanë bërë atentat ndaj familjarëve të tjerë të tij. Pra në pamundësi për të goditur direkt atë, ata po godasin çdo njeri afër tij.

Skena duket e ngjashme si me fundin e Ervis Martinaj, që po goditet çdo njeri afër tij dhe autorët nuk kapen asnjëherë. Krimet kanë ndodhur në Shqipëri, në Greqi, në Belgjikë kanë ndodhur edhe në Francë, por nuk është bërë e mundur që të eliminohet. Kjo ka bërë që situata të intensifikohet”,-tha Artan Hoxha.

Next Post
E ardhmja e Kimmich në udhëkryq, dy skuadra në garë

E ardhmja e Kimmich në udhëkryq, dy skuadra në garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In