• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me dy të vrarë në Durrës, çfarë thotë policia, kush janë viktimat

by A R
02/03/2020 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë që goditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të hëne, ku dy persona mbetën të vrarë.

Policia deklaron se rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën Dorjan Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdija 24 vjeç,  dyshohet me armë zjarri.

Shkoza rezulton i dënuar me 8 vjet për drogë dhe ka dalë nga burgu në fund të vitit 2010.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Sakaq në zonën e Rrogozhinës është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

/a.r

Next Post
Zëri i Amerikës: Thaçi dhe Vuçic po zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë

Zëri i Amerikës: Thaçi dhe Vuçic po zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In