• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati mafioz ndaj komisarit Cuku, dy pistat ku po heton prokuroria

by A R
09/04/2017 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vrasja për shkak të detyrës dhe konfliktet e mundshme pas largimit nga policia e shtetit, janë dy pistat kryesore, për të cilën po heton prokuroria shqiptare për ngjarjen, ku mbeti i vrarë ish-drejtuesi i policisë Artan Cuku.
ABC News ka mësuar se prokuroria dhe policia ka nisur verifikimin e të gjitha ngjarjeve të rënda, ku ish-drejtuesi Cuku është përfshirë si gjatë ushtrimit të detyrës në polici ashtu edhe pas largimit nga organizata e forcave të rendit. Burimet thonë se të gjitha rastet po verifikohen, duke mos përjashtuar dyshimin e ekzekutimit të tij për shkak të punës që kryente si efektiv i uniformave blu.
Por nuk përjashtohen nga hetimi edhe përplasjet e mundshme me disa kompani tjera të ruajtjes fizike me të cilët ka konkuruar në disa tendera publike, për ruajtjen e ambienteve dhe bizneseve nga policia private ku ai ishte administrator.
Sipas prokurorisë, në mesin e pistave të hetimit është edhe ngjarja e vitit 2005 ku viktima, Cuku, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatit nr.4 në Tiranë. Në ambientet e këtij komisariati në atë kohë është shoqëruar shtetasi Agim Daka. Gjatë marrjes në pyetje, thuhet në komunikatat e kohës, Daka i rrëmbeu armën nga brezi Shefit të Krimeve dhe vrau vetën. Për këtë ngjarje, si në aspketin ligjor ashtu edhe me kanun, familja Cuku dhe Daka e kishin mbyllur historinë mes tyre si ngjarje aksidentale. Veç kësaj ngjarje, prokuroria po heton edhe pistën e vrasjes së ish-drejtuesit Cuku për shkak të punës që kryente në Drejtorinë e Policisë në Vlorë. Ku me iniciativën e tij, ka rihapur dosjen e disa ngjarjeve të rënda në Vlorë mes tyre edhe atë të ndodhur në vendin e quajtur si “Pusi i Mezinit” mes dy grupeve kriminale që zanafilën e ka në Spanjë. Për këtë ngjarje, është arrestuar edhe një person, që sipas policisë, në atë kohë është kërcënuar drejtori i policisë Artan Cuku. Nga ana tjetër, hetimet janë përqendruar edhe për konfliktet e mundshme që ish-drejtuesi Cuku kishte me kompanitë rivale të policive private, me të cilët konkuronte edhe në tendera të ndryshëm si publikë ashtu edhe privatë për ruajtjen e ambienteve. Për këto konflikte, mësohet se janë pyetur edhe vëllezërit e viktimës, të cilët kanë pretenduar se Artan Cuku nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim për ndonjë përplasje të mundshme. Ata kanë këmbëngulur se i vëllai mund të jetë ekzekutuiar për shkak të punës që kryente para vitit 2014 në policinë e shtetit, nga ku edhe është shkarkuar.
Next Post
Kërkesa për politikën e operatorëve turistikë: Mbajini zgjedhjet në tetor

Ulja e TVSH-së për turizmin, biznesi përfiton 2 mln dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In