• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati i Korçës, dalin detaje për emigrantin që u qëllua nga 8 persona

by A R
22/12/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, ku një person u qëllua me armë zjarri nga disa persona, të cilët i kishin zënë pritë në rrugë, Policia ka arritur të identifikojë dy nga autorët dhe të gjejë armën e përdorur prej tyre.

Sipas të dhënave të Policisë, janë shpallur në kërkim M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në afërsi të një lokali në rrugën Korçë-Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin Mina Zoja, 39 vjeç.

Ky i fundit, i cili rezulton që ka pak kohë që është kthyer nga Gjermania, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se është sekuestruar mjeti të cilin kanë përdorur për t’u larguar nga vendin i ngjarjes. Automjeti është gjetur i fshehur në një zonë në unazën e qytetit dhe ishte lënë atje nga dy autorët, të cilët pasi e kishin braktisur janë larguar në drejtim të paditur, raporton Panorama.

Blutë e Juglindjes janë duke punuar për identifikimin e kapjen e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e emigrantit. 39-vjeçari Zoja mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës rreth orës 18:05, ndërsa, sipas të dhënave të para, 8 persona i kanë zënë rrugën.

“Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve: M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje”, bëhet e ditur nga ana e Policisë. Zoja rezulton se është person me precedentë penalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike pasi është dënuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani për këtë gjë.

Mësohet se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte prej vitesh, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i ngjarjes pasi edhe vetë i dëmtuari ka qenë i rezervuar në dhënien e informacioneve dhe bashkëpunimin me Policinë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Next Post
Prokuroria kosovare, tani merret me ish-komisionin për demarkacion

Prokuroria kosovare, tani merret me ish-komisionin për demarkacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In