• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Atentati i Fierit, lëvizjet e celularit rrëzojnë alibinë e të dyshuarit Memushaj

by A R
14/01/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të plagosurit e atentatit të ndodhur në aksin Lushnjë-Fier në mbrëmjen e 8 janarit kanë dhënë përshkrim të mjetit që u zuri rrugën dhe nga ku më pas u qëlluan me armë zjarri.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se mjeti i përshkruar prej Klemend Kastratit dhe Elton Margaritit përputhet me atë që u gjet i djegur 1 km larg vendit të ngjarjes, në fshatin Vajkan. Pikërisht ky mjet rezulton të jetë marrë me qira në Tiranë nga i arrestuari Ilir Memushaj dhe një mik i tij, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave të hetimit, 37-vjeçari vlonjat Memushaj dyshohet se ka ndihmuar autorët që qëlluan me breshëri automatike për vrasjen e Denis Kasës dhe plagosjen e dy miqve të tij. Ndonëse i arrestuari e ka mohuar akuzën dhe njohjen me viktimat, Prokuroria ka dyshime të forta se ai i ka miq autorët dhe i ka ndihmuar ata natën e krimit.

Ky dyshim lidhet jo vetëm me përshkrimin e dhënë nga të plagosurit për makinën e krimit, e cila rezulton të jetë e njëjta me atë që është gjetur e djegur, por edhe me verifikime të tjera të kryera. Sipas të dhënave, prokuroria i ka kërkuar ndihmë edhe kompanisë përkatëse celulare për të verifikuar lëvizjet e regjistruara në antenat e telefonisë.

Dhe siç mësohet informacioni i kthyer nga kompania përputhet me dyshimin e hetimorëve, pasi Memushaj provohet të ketë qenë në atë zonë në orët kur ndodhi krimi. Nga marrja në pyetje, Memushaj e ka mohuar të ketë qenë në Fier natën e krimit, madje ai ka dhënë edhe alibinë e tij se ka qenë në një zonë të largët duke kërkuar që kjo të verifikohej.

Ai ka mohuar gjithashtu edhe njohjen me viktimën dhe të plagosurit, 37- vjeçari mësohet se është marrë disa herë në pyetje dhe deklarimet e tij kanë qenë kontradiktore, sidomos pasi hetimorët e kanë ballafaquar atë me disa prej provave e dyshimeve të tyre. Burime të prokurorisë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista.

Dyshohet se shënjestra mund të ketë qenë i plagosuri Kastrati për hakmarrje. Ai rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale, si një plagosje në vitin 2008, një vrasje në 2012-n. Për të dyja ngjarjet është hetuar, por nuk janë arritur të mblidhen prova për t’i adresuar atij autorësinë apo implikimin në to.

Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se ai ka pasur një konflikt për parkimin e makinave në vitin e kaluar me të arrestuarin Memushaj. Hetimorët nuk përjashtojnë as pista të tjera, përfshirë edhe trafikun e drogës drejt Spanjës së viktimës dhe mosmarrëveshjet e mundshme të tij me autorët.

PANORAMA

Next Post

Njeriu më i vjetër në botë është 131 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In