• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati i dytë me tritol ndaj 34-vjeçarit gjirokastrit, ja dyshimet e policisë

by A R
25/01/2018 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vite pasi i hodhën në erë makinën, i sulmojnë sërish shtëpinë me lëndë plasëse. Shkak dyshohen borxhet e akumuluara me kohë pasi ai ka luajtur bixhoz.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në lagjen “Dunavat”, në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit si dhe dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin, 34- vjeçarin, Gentian Liti, i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë. Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë brenda në shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë që ka marrë 34-vjeçari, i cili mendohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes si dhe fqinjët, për të mësuar më shumë mbi shpërthimin. Ai ka dhënë detaje, të cilat kanë qenë mjaft kontradiktore me njëra-tjetrën për grupin hetimor, duke lënë të dyshohet se bëhet fjalë për një hakmarrje personale ndaj tij.

Gentian Liti nuk ka preferuar të flasë shumë përballë interesimit të specialistëve të Policisë Kriminale. Njëkohësisht edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjatë deklarimeve të tyre në Polici, nuk kanë përjashtuar asnjë pistë për ngjarjen e ndodhur, por që në të gjitha rastet, kanë kërkuar zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse, e cila përsëritet pas pesë vitesh.

Në korrik të 2013, automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse, ndërkohë që autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar, që përbëjnë sekret hetimor.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për gazetën se, Liti u detyrohet shuma të mëdha parash disa personave. Por, këtë fakt, vetë i dëmtuari e ka mohuar me ngulm duke shprehur se çfarëdolloj detyrimi financiar që ka pasur ndaj personave, i ka likuiduar.

Sipas skemës së ndërtuar nga grupi hetimor, lënda plasëse është vendosur në portën dytësore hyrëse për në ambientet e brendshme të shtëpisë dy katëshe. Autori është hedhur nga muri, i cili kalohet lehtësisht, ka vendosur sasinë e tritolit dhe është larguar më pas.

Nga skema e ngritur, më tepër bëhet fjalë për një paralajmërim sesa për atentat ndaj anëtarëve të familjes. Shpërthimi ka shkatërruar tri dyer, dritaret komplet si dhe pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemin e furnizimit elektrik. Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gramë, ndërkohë që oshtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg./Panorama/a.m.

Next Post
Vuçiç: Na duhet referendum për Kosovën

Vuçiç: Na duhet referendum për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In