• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati brenda burgut, Prokuroria rrëzon alibinë e Kolaverit, 60 minutat vendimtare

by Java News
23/10/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

60 minuta e ndajnë Ergys Kolaverin nga fajësia apo pafajësia për akuzën e vrasjes për gjakmarrje e mbetur në tentativë. Në seancën e së hënës në gjykatën e  Krimeve të Rënda, u transmetuan pamjet e marra nga një kamera sigurie në një rrugë pranë banesës së kryebashkiakut të Kamzës, ku shfaqet Kolaveri në një lokal.

Sipas Kolaverit dhe avokatit të tij Sajmir Visha, këto pamje janë xhiruar në të njëjtën kohë kur ka ndodhur ngjarja në burgun e Vaqarrit, ku u qëllua me armë snajper brenda ambienteve të burgut, ngjarje për të cilën akuzohet Kolaveri.

Por nga ana tjetër prokuroria e Krimeve të rënda, pretendon se pamjet në kamerën e sigurisë janë një orë para ngjarjes. Në lidhje me këtë, avokati i Kolaverit pretendon se pajisjes që regjistron pamjet filmike nuk i është ndryshuar ora, dhe për këtë arsye ora në video shënon një orë mbrapa dhe jo një orë më parë siç ndryshon ora verore.

Pra, janë këto 60 minuta që nëse vërtetohen që nuk janë ndryshuar i japin pafajësinë Ergys Kolaverit, në të kundërt rrezikon dënimin për vrasje për shkak të gjakmarrjes e mbetur në tentativë. Ergys Kolaveri akuzohet se më 30 korrik të vitit 2016, ka qëlluar me një armë snajper brenda ambienteve të burgut të Vaqarrit, me qëllim për të vrarë Gazmir Daci që ndodhej i paraburgosur në atë burg.

Nga ngjarja mbeti i plagosur gabimisht një tjetër i paraburgosur.  Gazmir Daci akuzohet se ka vrarë vëllain e Ergys Kolaverit, si dhe ka plagosur rëndë vëllain tjetër dhe për këtë arsye prokuroria beson se Ergysi kishte organizuar vrasjen e Dacit në shenjë gjakmarrjeje.

ma.me

Next Post
Rishfaqet Zagani: Tahiri vetëm një hallkë, arrestimi i tij do të rrëzonte qeverinë

Rishfaqet Zagani: Tahiri vetëm një hallkë, arrestimi i tij do të rrëzonte qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In