• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me 3 të plagosur në Vlorë, pistat që lidhen me hakmarrjen ndaj familjes Llanaj

by Java News
03/10/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 20 plumba janë shkrehur në drejtim të makinës së Ferdinand Llanajt dhe Dritan Begës nga autorët e ngjarjes. 39-vjeçari Llanaj ka marrë 10 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht ai arriti t’i shpëtonte vdekjes.

Ndërsa Dritan Bega ka marrë katër plumba në trup. I dëmtuar mbeti edhe djali i Llanajt, 8 vjeç. Referuar hetimeve të deritanishme për atentatin e ndodhur, Policia ka në listën e pistave të saj, si tri më të mundshmet, ato që kanë lidhje me hasmëritë e familjes Llanaj. Ngjarja e parë ka të bëjë me atë të ndodhur në vitin 2011.

Sako Xhaferri vrau asokohe shtetasin Baftjar Llanaj. Ngjarja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi viktima i kishte vrarë Xhaferrit në vitin 2005 të atin dhe plagosur të vëllanë.

Gjithashtu, Policia ka hedhur dyshime se ky atentat ka lidhje me “masakrën e Çoles”, ngjarje e cila tronditi Vlorën, në vitin 2015. Vëllai i të plagosurit të dy ditëve më parë, shtetasi Aleksandër Llanaj, është dënuar si autor i vrasjes së tre të rinjve, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj, shkruan panorama

Një tjetër pistë në të cilën është përqendruar policia është atentati i ndodhur më 24 maj të këtij viti, ku mbeti i vrarë pronari i televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni.

Asokohe, Policia dyshoi për një lidhje të mundshme të ngjarjes me “masakrën e Çoles”, për shkak se ai ishte i afërm i njërit prej të vrarëve, konkretisht të riut Haki Rakipi. Policia bëri të ditur se po heton edhe në disa pista të tjera.

a.ç

Next Post
Bale humb dy ndeshjet me Uellsin

Bale humb dy ndeshjet me Uellsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In