• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentatet në Stamboll, aktori shqiptar tregon frikën dhe kaosin në aeroport

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shyqyri Çaushaj punon në Turqi dhe udhëton shpesh mes Tiranës dhe Stambollit. Aktori i serialeve televizive turke ndodhej dje në mbrëmje në avionin që ishte nisur nga aeroporti  “Nënë Tereza”, drejt aeroportit “Ataturk”.

Në orën 20:55, avioni ka lënë pistën e Rinasit, së bashku me një pasagjer VIP, kryeministrin Edi Rama. Shefi i qeverisë planifikonte të ndalonte për pak kohë në Stamboll, për të udhëtuar më pas drejt Ankarasë.

Teksa avioni ishte nisur nga kryeqyteti shqiptar, aeroporti i Stambollit u sulmua nga atentate vetëvrasës, që lanë të paktën 41 të vrarë dhe rreth 240 të plagosur.

Në një intervistë për “Shekulli Online”, Shyqyri Çaushaj rrëfen emocionet, pasigurinë dhe frikën e mbrëmjes së djeshme.

“Unë do të vazhdoj të jetoj këtu, pasi jam duke punuar mbi jetën dhe karrierën time. Nuk mund të mohosh frikën që të ngjallin këta barbarë, por një formë reagimi i yni mendoj se duhet të jetë vazhdimi i jetës tonë në normalitet”, thotë ai..

INTERVISTA

Keni udhëtuar mbrëmë drejt Stambollit nga Tirana. Kur nisi udhëtimi juaj dhe kur mësuat për shpërthimet në Stamboll?

Mbrëmë u nisa nga Tirana për në Stamboll në orën 20:55 dhe mbërrita në 23:30 në aeroportin “Ataturk”. E morëm lajmin e ngjarjes së rëndë sapo zbriti avioni. Nuk dolëm dot jashtë avionit përreth 3 orë. Në avion, ku ishte edhe kryeministri Edi Rama, ai vetë, bashkë me delegacionin e tij, u larguan të parët nga vendngjarja. Ndërsa ne të tjerët pritëm që të qetësohej gjendja, pasi ishin mbyllur të gjitha fluturimet dhe zbritjet nga avioni. Ishin mbyllur edhe të gjitha sportelet kufitare. Ishte anuluar gjithçka. Prania e kryeministrit në avion krijonte një ide sigurie edhe për ne, por nuk mund të jesh asnjëherë i sigurt kur bëhet fjala për terrorizëm dhe kamikazë.

Cila ishte gjendja që gjetët në aeroportin e Stambollit, shumë i frekuentuar edhe nga shqiptarët?

Gjendja që gjeta në aeroport ishte si luftë. Njerëzit ishin të traumatizuar. Kishte kaos, kishte pika gjaku gjithandej, kishte frikë dhe panik në sytë e udhëtarëve, të cilët kishin ngelur pezull, shtrirë ose ulur, në aeroport. Askush nuk dinte nga shkonte e ku të qëndronte. Në avionin tonë nuk kishte panik ose frikë, por sigurisht që ekzistonte një shqetësim nga ajo që morëm vesh. Nuk dinim se çfarë pamje na priste brenda dhe nëse kishte ndonjë probabilitet për të rindodhur ndonjë shpërthim tjetër.

Si u larguat nga aeroporti? Çfarë patë?

Nga aeroporti u larguam me shumë vështirësi se kishte kaos dhe terminali i fluturimeve e mbërritjeve nga jashtë kishte shpërthyer. Si rrjedhojë, ne u detyruam të ecnim me valixhet nëpër duar drejt terminalit të fluturimeve të brendshme. Aeroporti ‘Ataturk’ është shumë i madh. Kemi ecur rreth 45 minuta. Teksa ecnim, kishte njerëz që po pinin cigare brenda në aeroport. Kjo më bëri të mendoj që policia nuk po funksiononte më. Njerëzit kalonin gardhet ndarëse, një pamje që të kujtonte luftërat. Gjak kudo dhe zona që kishin shpërthyer. Më në fund, pasi u largova nga aeroporti, me shumë vështirësi gjeta një taksi për të mbërritur në shtëpi. Shumica e taksistëve kishin mbetur të vdekur nga dyluftimi i njërit prej kamikazëve me kallashnikov. Taksistët e tjerë të mbijetuar ishin në zi për kolegët e tyre ose të traumatizuar. Skandali tjetër ishte që taksitë që gjejë kishin rritur çmimin në 10-fish të shumës duke shfrytëzuar rastin emergjent. Nuk  kish më siguri. Derisa shkova në shtëpi, kisha shqetësimin që çdo gjë mund të ndodhte akoma.

Ju jetoni në Turqi. Si i përjetoni ngjarje të tilla që po bëhen të shpeshta për Turqinë?

Unë jetoj në Turqi, siç e dini, për studimet e doktoraturës dhe karrierën time si aktor në produksionet kinematografike turke. Unë udhëtoj shumë shpesh në destinacionet Tiranë-Stamboll dhe Stamboll-Tiranë. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në Stamboll në sheshet kryesore, bulevarde, zona turistike e qendra komerciale. Është e frikshme të jetosh me paranojë, por nuk kemi në dorë asgjë në lidhje me këtë pjesë. Shteti duhet të marrë masa. Kjo gjë nuk ndodhë vetëm në Turqi. Siç e dini ka ndodhur dhe ndodh edhe në Europë. Unë do të vazhdoj të jetoj këtu, pasi jam duke punuar mbi jetën dhe karrierën time. Nuk mund të mohosh frikën që të ngjallin këta barbarë, por një formë reagimi i yni mendoj se duhet të jetë vazhdimi i jetës sonë në normalitet. Ne nuk duhet të bëjmë panik, sepse do të bënim atë që ata do të donin. Ne duhet të marrim masa dhe të jemi të bashkuar, si njerëz human, pa dallim rrace, etniciteti, kombi, etj. Është momenti që duhet të jemi më të bashkuar se kurrë kundër terrorizmit!

Shekulli/d.i.

Next Post

Bashkëjetesa, kryeministri Mustafa pret përfaqësues të komunitetit serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In