Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në sheshin “Isa Boletini” në Shkodër.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por raportohet se Ilmi Hajdari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se 42-vjeçari ka qenë në një nga lokalet e lagjes “Perash” kur është qëlluar disa herë me pistoletë.